Pr/buxheti 2026, Kroacia parashikon deficit 2.9% - 35.7 miliardë të ardhura. Prioritet kyç, investimet për ushtrinë

Qeveria e Kroacisë miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm, që parashikon një deficit të barabartë me 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, njëlloj si në vitin 2025.
“Ky projektbuxhet miratohet në kuadër të ambicieve të qeverisë për të nxitur ekonominë dhe për të respektuar parimin e solidaritetit në shoqërinë kroate, që ka qenë kyç në vitet e fundit dhe në situatat që kemi përballuar, nga pandemia e Covid dhe tërmetet shkatërruese, deri te pasojat e agresionit rus në Ukrainë. Bëhet fjalë për krizat energjetike, më pas presionet sociale dhe inflacioni,” tha kryeministri Andrej Plenkoviç gjatë një mbledhjeje javore të kabinetit.
Ky është buxheti i parë i përshtatur me objektivin e ri të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 3.5% të PBB-së dhe për të investuar një 1.5% shtesë të PBB-së në aktivitete të lidhura me mbrojtjen deri në vitin 2035, shtoi Plenkoviç.
Projektbuxheti parashikon rritje ekonomike prej 2.7% vitin e ardhshëm, nga 3.2% që pritet në 2025, si dhe inflacion prej 2.8%. Të ardhurat e buxhetit janë planifikuar në 35.7 miliardë euro, 2.7 miliardë euro më shumë krahasuar me këtë vit, ndërsa shpenzimet parashikohen të arrijnë 39.8 miliardë euro, 3.0 miliardë euro shtesë në raport me planin e vitit 2025.
Zgjerimi i të ardhurave të buxhetit është bërë i mundur nga rritja e fortë ekonomike dhe niveli i lartë i punësimit në Kroaci, shtoi Plenkoviç. Ndërsa rritja e shpenzimeve lidhet kryesisht me kostot e larta për pensionet dhe pagat, si dhe 209.9 milionë euro investime në modernizimin e forcave të armatosura të vendit, duke përfshirë blerjen e sistemit të artilerisë HIMARS, dronëve Baryaktar, helikopterëve Black Hawk dhe tankeve Leopard.
Korniza afatmesme e buxhetit parashikon rritje ekonomike prej 2.5% në 2027 dhe 2.4% në 2028, si dhe një deficit të barabartë me 2.8% të PBB-së për secilin vit.
“Sigurimet, përballë një sfide të jashtëzakonshme” - Kryeministri Rama: Të ndërtojmë një përgjigje më të fortë midis vendeve
Tirana ka mikpritur Konferencën Vjetore të Organizatës Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama numëroi sfidat me të......
663 milionë euro “kushtojnë” përjashtimet tatimore - Analiza e Financave me FMN/ 67% e totalit e zënë të ardhurat e munguara nga TVSH
Ministria e Financave, e asistuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka bërë një analizë të përjashtimeve nga tatimet të bizneseve në Shqipëri si dhe një......
Shqipëria, drejt hartave të reja kombëtare - FSHZH, investim 259 milionë lekë për digjitalizimin e territorit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për realizimin e një projekti, që synon modernizimin e Sistemit Kombëtar të të Dhënave Gjeohapësinore,......
SHBA dhe Zvicra, pranë marrëveshjes për tarifat - Në fokus të bisedimeve, reduktimi i suficitit tregtar zviceran
Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra u afruan më shumë drejt një marrëveshjeje tregtare për të ulur tarifat 39% të vendosura nga Presidenti Donald Trump mbi......
BE, pagat mesatare u rritën me 5,2% - Cilat shtete kryesuan renditjen evropiane në vitin 2024?
Në vitin 2024, paga mesatare vjetore për një punë me orar të plotë arriti në 39,800 euro, duke shënuar një rritje prej 5.2% nga 37,800 euro që ishte në 2023,......
Turizmi merr “skenën ekonomike” në kryeqytet/ Rritja e hotelerisë dhe shërbimeve e ngre Tiranën në majë të PBB-së
Të dhënat më të fundit mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto tregojnë se Tirana vijon të mbetet shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke përfaqësuar 43.86% të......
Maqedonia e Veriut do të rrisë pagën minimale në mars - 2,000 denarë shtesë për të përmirësuar standardin e jetesës
Ministria e Ekonomisën në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se paga minimale do të shënojë rritje prej rreth 2,000 denarësh (32.5 euro) në muajin mars të vitit......
Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Paundin – Franga zvicerane fiton sërish pikë!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht pasi ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 82.6......





