Gjermania nis hetim ndaj Temu - Gjiganti tregtar kinez dyshohet për manipulim çmimesh
Zyra Federale e Kartelit në Gjermani ka nisur një hetim ndaj gjigantit kinez të tregtisë elektronike Temu. Institucioni kërkon të shqyrtojë kushtet që platforma vendos për tregtarët dhe mënyrën si trajton furnizuesit nga të cilët varet për shitjet e produkteve.
“Çdo muaj, mbi 100 milionë përdorues nga tregjet evropiane vizitojnë temu.com,” tha kreu i autoritetit gjerman të konkurrencës.
“Prej gati një viti, platforma e tregtisë është e hapur edhe për furnizuesit gjermanë. Ne po hetojmë mbi dyshimet se Temu mund të ketë vendosur kushte të papranueshme çmimesh për tregtarët në tregun tonë. Këto veprime mund të përbëjnë një kërcënim serioz për konkurrencën dhe në fund të çojnë në rritje çmimesh edhe në kanale të tjera shitjeje,” shtoi ai.
Hetimi është fokusuar zyrtarisht ndaj kompanisë mëmë të Temu në nivel BE-je, Whaleco Technology Limited, me seli në Dublin. Irlanda është një shtet i njohur për politikat tatimore të favorshme ndaj korporatave.
Temu ka rreth 19.3 milionë përdorues aktivë në Gjermani, që përbëjnë më shumë se një të katërtën e popullsisë adulte të vendit.
Nuk ka të dhëna të sakta për të ardhurat apo volumin e tregtisë së platformës, por ekspertët bien dakord se në vitin 2024 kompania ka përjetuar një rritje të ndjeshme, ndërsa zgjerohej në Evropë dhe Amerikë. Vlerësimet për të ardhurat vjetore variojnë nga 30 deri në 70 miliardë dollarë, çka do të thotë dyfishim ose katërfishim krahasuar me vitin 2023.
Temu është përballur gjithashtu me kritika nga Komisioni Evropian, që në korrik të këtij viti nisi një hetim, duke e akuzuar kompaninë për shkelje të ligjeve të BE-së. Sipas bllokut, gjiganti kinez nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar shitjen e produkteve të paligjshme në platformën e vet.

Mbi 15 mijë vende pune të kontrolluara në shtator - 704 biznese të inspektuara dhe 543 masa për shkelje
Inspektoratet shtetërore kanë vijuar kontrollet në terren edhe gjatë muajit shtator, me qëllim garantimin e kushteve të sigurta dhe të ligjshme në vendet e......

Shqipëri-BERZH, memorandum për depozitimin e energjisë, Balluku: Forcojmë sektorin energjetik
Shqipëria nënshkruan memorandum për depozitimin e energjisë me BERZH. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendës kryeministrja,......

Investim 25 miliardë dollarë në Argjentinë, OpenAI projekt me Sur Energy për qendër të dhënash
OpenAI dhe Sur Energy kanë nënshkruar një letër qëllimi për një projekt të qendrës së të dhënave në Argjentinë që kërkon një investim deri në 25 miliardë......

Trump kërcënon Kinën me tarifa 'masive', ndërsa Pekini kufizon eksportet e metaleve të rralla
Donald Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa “masive” amerikane ndaj Kinës, duke akuzuar Pekinin për lëvizje “shumë armiqësore” për të kufizuar eksportet e......

Prezantohet në Shkup nisma e 4 vendeve europiane për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin në BE
Në Shkup u prezantua nisma e Austrisë, Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes për anëtarësimin e vendeve kandidate në......

Mësuesit shqiptarë renditen mirë në TALIS 2024 - Kumbaro: Të parët për vendosjen e zhvillimit emocional të nxënësve në qendër të tyre
Mësuesit shqiptarë kanë performuar mirë në TALIS - Anketën Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit të OECD. Në shumicën e pyetjeve, vendi ynë ka......

Salla takon ambasadorin e Gjermanisë, Bergner: Thellohet partneriteti në bujqësi dhe zhvillim rural!
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Dr.......

ARRSH nis të hënën punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit - Segmentet ku do bllokohet qarkullimi!
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, çka do të......