Shqipëria Postuar më 10 Tetor 2025, 21:19

Shqipëri-BERZH, memorandum për depozitimin e energjisë, Balluku: Forcojmë sektorin energjetik

Nga SCAN TV

Shqipëri-BERZH, memorandum për depozitimin e energjisë, Balluku:

Shqipëria nënshkruan memorandum për depozitimin e energjisë me BERZH. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendës kryeministrja, njëkohësisht minister e enegjisë dhe transportit Belinda Balluku. Në postimin e saj Balluku shkruan:

Me Charlote Ruhe, Drejtoreshë e #BERZH për Europën Qëndrore dhe Juglindore, nënshkruam një memorandum të ri bashkëpunimi për të avancuar projektet e depozitimit të energjisë dhe për të përmirësuar kuadrin rregullator.

Transparencë, konkurencë dhe besueshmëri - këto janë themelet e ankandeve ndërkombëtare që po forcojnë sektorin energjetik shqiptar dhe po e bëjnë vendin tonë shembull për rajonin.

Memorandumi i nënshkruar sot, një tjetër hap drejt objektivit tonë për 2030: Shqipëria, eksportuese neto e energjisë!”

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat