Shqipëria Postuar më 11 Tetor 2025, 10:55

Mbi 15 mijë vende pune të kontrolluara në shtator - 704 biznese të inspektuara dhe 543 masa për shkelje

Nga Diamila Leka

Mbi 15 mijë vende pune të kontrolluara në shtator - 704 biznese

Inspektoratet shtetërore kanë vijuar kontrollet në terren edhe gjatë muajit shtator, me qëllim garantimin e kushteve të sigurta dhe të ligjshme në vendet e punës.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë shtatorit janë inspektuar 704 subjekte në të gjithë vendin, ndërsa janë kontrolluar plot 15 mijë e 552 vende pune. Inspektimet janë zhvilluar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga bizneset e vogla deri te kompanitë më të mëdha, duke u përqendruar te siguria, higjiena dhe respektimi i të drejtave të punëmarrësve.

Nga këto kontrolle janë konstatuar 543 shkelje, për të cilat janë marrë masa administrative sipas parashikimeve ligjore. Shkeljet kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e kushteve të duhura të sigurisë në punë, mosrespektimin e detyrimeve ligjore nga punëdhënësit apo parregullsi në dokumentacion.

Përveç inspektimeve në terren, janë trajtuar edhe 99 ankesa të ardhura nga qytetarët dhe punonjësit për shqetësime të ndryshme, nga orët e punës e deri te pagesat dhe detyrimet kontraktuale.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në muajt në vijim me të njëjtin intensitet, ndërsa theksojnë se objektivi është të parandalohet abuzimi në vendin e punës dhe të rritet ndjeshmëria ndaj standardeve që garantojnë mirëqenie dhe siguri për çdo punonjës.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......