ARRSH nis të hënën punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit - Segmentet ku do bllokohet qarkullimi!
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, çka do të shoqërohet me bllokime të përkohëshme të trafikut në këtë aks.
Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, bëhet me dije se ARRSH do të nisë zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike ”, një ndërhyrje e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së qarkullimit dhe sigurisë rrugore në njërin prej akseve më të ngarkuara të vendit.
Sipas këtij njoftimi punimet do të nisin më 13 tetor 2025, duke sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente të ndara si:
* Vorë – Maminas,
* Maminas – Sukth,
* Sukth – Fllakë,
* Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit,
* Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit.
Çdo segment do të ketë kohëzgjatje punimesh nga 1 deri në 2 ditë, në varësi të kushteve teknike dhe motit.
ARRSH u bën thirrje përdoruesve të kësaj rruge që gjatë ditëve të ndërhyrjes të përdorin rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës, për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar qarkullimin.
Pas përfundimit të punimeve në kahun Vorë–Durrës, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në kahun tjetër, Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe afate kohore.
Në njoftimin e saj, ARRSH thekson se këto punime janë pjesë e ndërhyrjeve të emergjencës për rritjen e standardeve të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore kombëtare, dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për çdo vështirësi të përkohshme që mund të shkaktohet gjatë zbatimit të projektit.

Shqiptarët nuk i ndahen kredisë për shtëpi - BSH: Vetëm 22% e huasë totale rezulton të jetë marrë për financimin e konsumit
Deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, rreth 67% e kredive rezultojnë të jenë marrë nga qytetarët për blerjen e një shtëpie dhe vetëm 22% për......

“Integrimi evropian do të krijojë mundësi të reja për tregtinë dhe investimet” - Guvernatori Sejko në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare
Rritja e produktivitetit, përshtatja me risitë teknologjike (përfshirë këtu dhe zhvillimin e madh të inteligjencës artificiale e digjitalizimit) si dhe......

“Jo më koncerte me para’ publike” - Forumi për Strategjinë Kombëtare të Kulturës, Gonxhja: Të kemi ide biznesi kulturor
U zhvillua forumi hapur mbi strategjikën Kombëtare të Kulturës 2026-2030. Në këtë forum, midis të tjerave u diskutua edhe mbi kontributin që kultura ka në......

Sa duhet të jetë taksa për banesën e parë? - Propozimet e ndërtuesve: Të aplikohet tatim progresiv
Ndërsa Ministria e Financave po zhvillon konslutime me grupet e interesit për darftligjin mbi përcaktimin e vlerës së taksueshme së pasurive të paluajtshme......

“E pamundur të zhvillohen zgjedhje në Tiranë” - Kreu i KQZ: Ndërpremë përgatitjet për kryeqytetin. Në 5 bashkitë e tjera do të zhvillohen
Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Kreu Komisionit Qendror......

Çmimi Nobel për Paqe - Liderja e opozitës venezueliane shpallet fituese për “promovimin e demokracisë”
Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe 2025, njoftoi Komiteti Norvegjez. “Si udhëheqëse e lëvizjes......

Sa e qëndrueshme financiarisht është Bashkia Vlorë? - “Furnizohet” nga tarifa e pastrimit, shpenzon 198 euro për banor
Bashkia Vlorë ka pasur një perfomancë në rritje sa i takon të ardhurave të mbledhura përgjatë vitit që lamë pas, kjo ndikuar edhe nga fakti se është një......

“Ekonomia globale, më mirë se sa pritej” - Kreu i FMN: Pabarazitë dhe inteligjenca artificiale rrezikojnë tregun
Ekonomia botërore ka treguar rezistencë më të madhe nga sa pritej, pavarësisht goditjeve të shumta, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke......