Mësuesit shqiptarë renditen mirë në TALIS 2024 - Kumbaro: Të parët për vendosjen e zhvillimit emocional të nxënësve në qendër të tyre
Mësuesit shqiptarë kanë performuar mirë në TALIS - Anketën Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit të OECD. Në shumicën e pyetjeve, vendi ynë ka tejkaluar mesataren e 55 vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Sipas Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, mësuesit shqiptarë zënë vendin e parë në Evropë për sa i përket vendosjes së zhvillimit emocional të nxënësve në qendër të punës së tyre. Po ashtu, ata kanë një nivel të lartë të kënaqësisë me punën.
“Programet tona të ardhshme parashikojnë lehtësira administrative. 345 mijë nxënës në total janë tashmë në bankat e shkollës. 30 shkolla të reja janë vënë në funksionim në nisje të vitit dhe kemi 46 kantiere aktualisht, 3500 bursa janë dhënë, 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues me transport falas dhe 930 psikologë që po ushtrojnë detyrën në shkolla. Rruga drejt Shqipërisë 2030 kalon drejt arsimit dhe prandaj po punojmë fort, sepse të rinjtë janë truri dhe potenciali i kombit. 2 kapitujt për arsimin janë ato që do të mbyllen edhe të parët në negociatat me BE”, tha Kumbaro.
Duke qenë se një ndër objektivat e qeverisë së tij në fushën e arsimit është edhe nxitja e teknologjisë, Rama tha se është për t'u duartrokitur fakti se mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë rezulton të jetë më e lartë se mesatarja e OECD. Ai u shpreh se do të rritet mbështetja për mësuesit e rinj.
“Ulja e ngarkesës së punës, integrimi gjithnjë e më i madh i teknologjisë në praktikat e klasës janë objektiva që duhet t'i ndjekim bashkarisht. Po ashtu ka një shqetësim që nuk na gjen të papërgatitur, që e dimë dhe reflektohet në anketim, se mësuesit e rinj raportojnë se mund ta lënë profesionin nëse nuk do të ndihen të mbështetur dhe motivuar mjaftueshëm. Këtë e marrim shumë seriozisht. Zhvillimi profesional, edukimi në vazhdim i mësuesve, pjesëmarrja në trajnime për të përmirësuar cilësinë është objektiv që konfirmohet nga anketimi”, theksoi Kryeministri.
Reforma kurrikulare e arsimit parauniversitar dhe vendosja e një theksi më të fortë në shkencë, teknologji, që të nxitet më shumë inxhinieria dhe matematika, si dhe integrimi më i madh i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor janë disa nga hapat që do të ndërmerren në vijim në fushën e arsimit.

Salla takon ambasadorin e Gjermanisë, Bergner: Thellohet partneriteti në bujqësi dhe zhvillim rural!
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, Dr.......

ARRSH nis të hënën punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit - Segmentet ku do bllokohet qarkullimi!
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, çka do të......

Shqiptarët nuk i ndahen kredisë për shtëpi - BSH: Vetëm 22% e huasë totale rezulton të jetë marrë për financimin e konsumit
Deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, rreth 67% e kredive rezultojnë të jenë marrë nga qytetarët për blerjen e një shtëpie dhe vetëm 22% për......

“Integrimi evropian do të krijojë mundësi të reja për tregtinë dhe investimet” - Guvernatori Sejko në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare
Rritja e produktivitetit, përshtatja me risitë teknologjike (përfshirë këtu dhe zhvillimin e madh të inteligjencës artificiale e digjitalizimit) si dhe......

“Jo më koncerte me para’ publike” - Forumi për Strategjinë Kombëtare të Kulturës, Gonxhja: Të kemi ide biznesi kulturor
U zhvillua forumi hapur mbi strategjikën Kombëtare të Kulturës 2026-2030. Në këtë forum, midis të tjerave u diskutua edhe mbi kontributin që kultura ka në......

Sa duhet të jetë taksa për banesën e parë? - Propozimet e ndërtuesve: Të aplikohet tatim progresiv
Ndërsa Ministria e Financave po zhvillon konslutime me grupet e interesit për darftligjin mbi përcaktimin e vlerës së taksueshme së pasurive të paluajtshme......

“E pamundur të zhvillohen zgjedhje në Tiranë” - Kreu i KQZ: Ndërpremë përgatitjet për kryeqytetin. Në 5 bashkitë e tjera do të zhvillohen
Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Kreu Komisionit Qendror......

Çmimi Nobel për Paqe - Liderja e opozitës venezueliane shpallet fituese për “promovimin e demokracisë”
Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe 2025, njoftoi Komiteti Norvegjez. “Si udhëheqëse e lëvizjes......