Britania, 2 mld dollarë për Ukrainën Financimi lejon blerjen e 5,000 raketave të mbrojtjes ajrore
Mbretëria e Bashkuar do t'i sigurojë Ukrainës një paketë të re financimi prej 2 miliardë dollarësh për të forcuar mbrojtjen e saj, duke lejuar blerjen e 5,000 raketave të mbrojtjes ajrore.
Kryeministri britanik Keir Starmer u kërkoi fuqive evropiane të ndërmarrin veprime vendimtare, pas një samiti për mbrojtjen e Ukrainës. Ai paralajmëroi se Perëndimi po qëndron në një "udhëkryq të historisë".
Ai u bëri thirrje gjithashtu liderëve evropianë që t'i bashkohen Britanisë dhe Francës për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit, nëse lufta në Ukrainë arrin një zgjidhje të negociuar.
Britania priti një samit të liderëve evropianë të dielën për të përforcuar mbështetjen për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas tensioneve në takimin e Zyrës Ovale me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Starmer njoftoi se Britania, Franca dhe Ukraina kishin rënë dakord të zhvillonin një plan armëpushimi për t’ua paraqitur Shteteve të Bashkuara. Ai tha se propozimi doli nga diskutimet midis udhëheqësve pas mosmarrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.
Mbretëria e Bashkuar njoftoi para disa ditësh një hua prej 2.26 miliardë paundësh për Ukrainën, që synon të forcojë industrinë e mbrojtjes së Kievit.
Marrëveshja e huasë u nënshkrua nga kancelarja e Mbretërisë së Bashkuar Rachel Reeves dhe ministri i financave të Ukrainës Sergii Marchenko, me këstin e parë që pritet javën e ardhshme.
Britania tha se kredia për Kievin do të financohet nga fitimet nga asetet e ngrira ruse si pjesë e një pakete mbështetjeje prej 50 miliardë dollarësh të zotuar nga vendet e G7.
Sondazh

Gonxhja: Mbi 22 mijë pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës në të gjithë Shqipërinë!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se 22.718 pensionistë në të gjithë Shqipërinë kanë tërhequr sot bonusin e......

Nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike, Balluku: Masa konkrete për një faturim sa më të saktë
Muaji shkurt shënoi fillimin e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike për abonentët familjarë, i ndarë në dy kategori, 8.5 lekë për kilovat për......

Kina, masa të reja për të inkurajuar lindjet - Propozohet ulja e moshës së martesës për të frenuar “tkurrjen” e popullsisë
Kina propozon uljen e moshës ligjore të martesës për të inkurajuar lindjet. Ky është një nga propozimet që po shqyrtohet këtë javë nga Konferenca......

Si po evoluon tregtia midis Bashkimit Europian dhe Ukrainës?!
Eksportet e BE-së në Ukrainë u rritën me 9.3% në tre muajt e fundit të 2024 krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndërsa importet nga Ukraina panë një rënie......

Buxheti, rreth 60.8 mld lekë të ardhura në janar - Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 45 mld lekë
Gjatë muajit të parë të vitit buxheti i shtetit arkëtoi rreth 60,8 miliardë lekë të ardhura. Referuar të dhënave paraprake nga Ministria e Financave, të......

Shqiptarët po organizojnë vetë udhëtimet e tyre - Agjencitë turistike, në sfidë. Gjecaj: Ndikuan linjat ajrore low-cost
Shqiptarët po shkëputen nga mënyra tradicionale e prenotimit të pushimeve përmes agjencive turistike dhe po zgjedhin të organizojnë vetë çdo detaj. Sipas të......

Nis shpërndarja e bonusit të pranverës - Pensionistët: Shpërblimi ndihmon, por do të preferonim rritje të pensionit!
“Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë pensionistët mund të tërheqin bonusin e pranverës. Pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë pension do të......

Bursa Shqiptare me çmime “të kripura” energjie - Janari shënon shtrenjtim me 68%, vlera e transaksioneve arriti në rreth 33.8 mln euro
Rreth 115 mln mWh energji u tregtua në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike gjatë muajit janar të këtij viti, teksa vlera e transaksioneve përllogaritet......