Kaos me fluturimet ajrore në mbarë botën - Airbus tërheq 6000 avionë A320, softueri ndikohet nga shpërthimet diellore

Kompania europiane e prodhimit të avionëve, Airbus, ka urdhëruar riparime të menjëhershme për rreth 6,000 avionë në mbarë botën, për shkak se një softuer ndikohet nga shpërthimet diellore. Vendimi ka shkaktuar kaos në mbarë botën, në një prej fundjavave më të ngarkuara të vitit.
Mijëra udhëtarë në mbarë botën kanë mbetur të bllokuar nëpër aeroporte, pasi Airbus urdhëroi riparime të menjëhershme të softuerit për gati 6,000 avionë të serisë A320. Ky vendim ka prekur thuajse gjysmën e flotës së kësaj serie dhe i detyroi linjat ajrore të ulnin në tokë avionët, në një prej fundjavave më të ngarkuara të vitit.
Direktiva, që është ndër më drastiket në historinë 55-vjeçare të Airbus, ndikoi menjëherë udhëtimet me rastin e pushimeve të “Ditës së Falenderimeve” dhe u shtri deri në Australi. Ndërprerja, e lidhur me shpërthimet diellore, goditi veçanërisht rëndë Azinë, por edhe Shtetet e Bashkuara. American Airlines, operatori më i madh në botë i A320, deklaroi se vendimi i Airbus ka prekur 209 avionë, nga më shumë se 340 që u deklarua fillimisht.
Airbus tha në një deklaratë se kishte zbuluar që rrezatimi intensiv diellor, mund të dëmtojë të dhënat kritike për funksionimin e kontrollit të fluturimit. Ndërsa, Agjencia e Sigurisë së Aviacionit e Bashkimit Europian tha në një direktivë të premten se një fluturim i JetBlue më 30 tetor përjetoi një “ngjarje të pakontrolluar dhe të kufizuar gjatë uljes”. Administrata Federale e Aviacionit në SHBA lëshoi gjithashtu një direktivë emergjence, duke urdhëruar operatorët e modelit A320 të adresonin problemin.
Për rreth dy të tretat e avionëve të prekur, riparimi do të rezultojë në një ndalim relativisht të shkurtër të fluturimeve, ndërsa linjat ajrore do ti rikthehen një versioni të mëparshëm të softuerit. Në anën tjetër, qindra avionë mund të duhet të ndërrojnë pjesët e tyre, duke çuar në javë të tëra jashtë shërbimit. Incidenti, që detyroi Airbus të njoftonte aksionin e riparimit, përfshinte një fluturim të JetBlue nga Cancun, për në New Jersey, më 30 tetor. Fluturimi 1230 bëri një ulje emergjente në Tampa të Floridas, dhe disa persona u dërguan në spital pas një problemi me kontrollin e fluturimit dhe një humbje të papritur të lartësisë. Sipas të dhënave të Airbus, janë rreth 11,300 avionë të familjes A320 në funksionim, duke përfshirë 6,440 të modelit bazë A320.
“Black Friday”, konsumatorët blejnë “online” - Preferojnë të mos presin në radhë, $6.4 mld shpenzime në 1 ditë
Gjatë së Premtes së Zezë të këtij viti, konsumatorët amerikanë kanë preferuar të blejnë më shumë online dhe të mos presin në radhë, sikurse është tradita.......
“Rritje progresive e pensioneve deri në 2030” - Ibrahimaj: 1.7 mld lekë për rritjen, 50 mln euro për indeksimin
Nga 1 janari 2026, parashikohet rritje progresive e pensioneve. 1.7 mld lekë janë parashikuar për rritjen, ndërsa rreth 50 milionë euro do të përdoren për......
Tregu i punës në lëvizje - Cilat profesione kërkohen më shumë sipas arsimimit?
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar të dhënat e radhës mbi profesionet më të kërkuara në tregun e punës për periudhën shtator–nëntor,......
Borxhet ndaj bizneseve arrijnë në 127 milionë euro - 9 mujori/ Bashkitë ulin ndjeshëm detyrimet për investime dhe vendime gjyqësore
Shteti ka rritur ndjeshëm borxhet ndaj bizneseve dhe qytetarëve përgjatë këtij viti. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, stoku i......
Energjia diellore arriti 29% të totalit - Shkak, rënia e prodhimit nga HEC-et dhe hyrja në gjenerim e centraleve të reja
Hyrja në prodhim e centraleve diellore ka rritur ndjeshëm energjinë e prodhuar nga ky burim në 3 muajt e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Instituti i......
Sot 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë - Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve! Rama: Urime festën
Shqipëria feston 29 Nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Krerët e shtetit zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për......
Humbjet e energjisë ranë me 0.8% - Përmirësimi i treguesit erdhi nga sistemi i shpërndarjes, transmetimi në rritje
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë 3- mujorit të tretë 2025 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave nga......
Marketingu në epokën e Inteligjencës Artificiale - Gjoka: Mes njerëzores dhe teknologjisë, fitoren e jep kreativiteti
Mjetet e reja të inteligjencës artificiale u japin mundësi profesionistëve të marketingut të krijojnë në pak sekonda ide, slogane, tekste dhe përmbajtje të......


