Tregu i punës në lëvizje - Cilat profesione kërkohen më shumë sipas arsimimit?

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar të dhënat e radhës mbi profesionet më të kërkuara në tregun e punës për periudhën shtator–nëntor, një periudhë që përfshin zakonisht rritjen e lëvizjes së punësimit në disa sektorë kryesorë të ekonomisë. Të dhënat tregojnë se kërkesa e punëdhënësve ndryshon ndjeshëm në varësi të nivelit arsimor, duke reflektuar zhvillimin e tregut dhe mungesat më të dukshme të fuqisë punëtore.
Sipas të dhënave, për personat me arsim të lartë, sektori privat vijon të kërkojë profesionistë të specializuar. Profesionet më të kërkuara janë ekonomistët, menaxherët, specialistët e komunikimit, zhvilluesit e softuerëve, drejtuesit e shërbimeve të biznesit, inxhinierët e ndërtimit dhe specialistët e burimeve njerëzore. Kjo tregon rritjen e kërkesës për profesione që lidhen me teknologjinë, menaxhimin dhe zhvillimin e bizneseve, sektorë që janë në rritje të vazhdueshme.
Për personat me arsim të mesëm, tregu paraqet kërkesë të lartë për profesionet tradicionale të shërbimit dhe zanatit. Ndër më të kërkuarit rezultojnë kamerierët, shitësit në dyqan, marangozët, shoferët, banakierët dhe mekanikët. Këto profesione përbëjnë një pjesë të qëndrueshme të tregut, sidomos në qytetet me aktivitet të lartë tregtar dhe turistik.
Ndërsa për punëkërkuesit me arsim të ulët ose pa arsim, punëdhënësit raportojnë nevojë të madhe për role bazë, por të domosdoshme në ekonomi si punonjës pastrimi, ndihmës kuzhinierë, punëtorë ndërtimi, rrobaqepës, punëtorë krahu dhe punëtorë ndihmës. Këto profesione vazhdojnë të jenë ndër më të kërkuarat, sidomos për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe lëvizshmërisë së lartë në këta sektorë.
Sipas AKPA-s, këto të dhëna ndihmojnë për të kuptuar tendencat aktuale të tregut të punës dhe sektorët ku pritet rritje apo vështirësi në mbushjen e vendeve vakante, duke i orientuar të rinjtë dhe punëkërkuesit drejt profesioneve më të kërkuara në vend.
Borxhet ndaj bizneseve arrijnë në 127 milionë euro - 9 mujori/ Bashkitë ulin ndjeshëm detyrimet për investime dhe vendime gjyqësore
Shteti ka rritur ndjeshëm borxhet ndaj bizneseve dhe qytetarëve përgjatë këtij viti. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, stoku i......
Energjia diellore arriti 29% të totalit - Shkak, rënia e prodhimit nga HEC-et dhe hyrja në gjenerim e centraleve të reja
Hyrja në prodhim e centraleve diellore ka rritur ndjeshëm energjinë e prodhuar nga ky burim në 3 muajt e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Instituti i......
Sot 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë - Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve! Rama: Urime festën
Shqipëria feston 29 Nëntorin, 81-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Krerët e shtetit zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për......
Humbjet e energjisë ranë me 0.8% - Përmirësimi i treguesit erdhi nga sistemi i shpërndarjes, transmetimi në rritje
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë 3- mujorit të tretë 2025 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave nga......
Marketingu në epokën e Inteligjencës Artificiale - Gjoka: Mes njerëzores dhe teknologjisë, fitoren e jep kreativiteti
Mjetet e reja të inteligjencës artificiale u japin mundësi profesionistëve të marketingut të krijojnë në pak sekonda ide, slogane, tekste dhe përmbajtje të......
Si e festojnë shqiptarët pavarësinë? - Tirana vishet kuq e zi, shtohet blerja e simboleve kombëtare
Me flamuj, qeleshe, e simbole të tjera kombëtare në duar, qytetarët shprehen se Dita e Pavarësisë është një festë shumë e rëndësishme dhe së cilës duhet ti......
“Të ngrihen komunitetet e energjive të rinovueshme” - Mazreku: Avantazhe për çmimin dhe varfërinë energjetike, të lehtësohen procedurat
“Shfrytëzimi i mëtejshëm i potencialit që kanë burimet e rinovueshme të energjisë për Shqipërinë është domosdoshmëri, ndërkohë që përshpejtimi i procesit të......
Ku i “kyçin” shqiptarët paratë e tyre? - BSH: Në tetor, depozitat me afat 2 vjet vijuan me rritjen më të lartë prej 3.7%
Shqiptarët preferojnë t'i kyçin paratë e tyre në depozita me afat të gjatë në bankë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pjesa më e......


