Humbjet e energjisë ranë me 0.8% - Përmirësimi i treguesit erdhi nga sistemi i shpërndarjes, transmetimi në rritje

Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë 3- mujorit të tretë 2025 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave humbjet arritën vlerën 323 gWh në periudhën korrik – shtator, nga 344 gWh që ishin në 3 -mujorin e tretë 2024.
Sipas INSTAT, pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025 është 16% nga 16.8% që ishte në periudhën korrik – shtator të vitit 2024, duke shënuar ulje me 0.8%.
Ndikimin në rënien e humbjeve të energjisë e ka dhënë rrjeti i shpërndarjes, pasi për rrjetin e transmetimit humbjet për 3-mujorin e këtij viti rezultojnë në rritje. Humbjet në rrjetin e shpërndarjes ndahen në humbje teknike dhe joteknike, ndërkohë që sipas të dhënave nga INSTAT, si humbjet teknike, që vijnë si pasojë e rrjetit të amortizuar, ashtu edhe humbjet joteknike ku futen vjedhjet e energjisë, janë ulur.
Më konkretisht, gjatë periudhës korrik – shtator 2025, 223.361 mWh energji rezulton të jetë humbje teknike, ndërsa 54.766 mWh, jo teknike.
Në fakt, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se ka ndërmarrë kontrolle të shumta për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend, çka duket se ka sjellë edhe uljet e tyre.
Marketingu në epokën e Inteligjencës Artificiale - Gjoka: Mes njerëzores dhe teknologjisë, fitoren e jep kreativiteti
Mjetet e reja të inteligjencës artificiale u japin mundësi profesionistëve të marketingut të krijojnë në pak sekonda ide, slogane, tekste dhe përmbajtje të......
Si e festojnë shqiptarët pavarësinë? - Tirana vishet kuq e zi, shtohet blerja e simboleve kombëtare
Me flamuj, qeleshe, e simbole të tjera kombëtare në duar, qytetarët shprehen se Dita e Pavarësisë është një festë shumë e rëndësishme dhe së cilës duhet ti......
“Të ngrihen komunitetet e energjive të rinovueshme” - Mazreku: Avantazhe për çmimin dhe varfërinë energjetike, të lehtësohen procedurat
“Shfrytëzimi i mëtejshëm i potencialit që kanë burimet e rinovueshme të energjisë për Shqipërinë është domosdoshmëri, ndërkohë që përshpejtimi i procesit të......
Ku i “kyçin” shqiptarët paratë e tyre? - BSH: Në tetor, depozitat me afat 2 vjet vijuan me rritjen më të lartë prej 3.7%
Shqiptarët preferojnë t'i kyçin paratë e tyre në depozita me afat të gjatë në bankë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pjesa më e......
Shqiptarët harxhuan 620 mijë ton karburant në 10 muaj - Rriten zhdoganimet, kafeja dhe cigarja në nivele rekord
Karburanti është ndër produktet e akcizës i cili po njeh konsum të lartë dhe si rrjedhojë import në rritje të vazhdueshme. Nga ana tjetër, kafeja dhe duhani......
Shqipëria, me 434 mjete për 1,000 banorë/ Numri total u rrit me 9.2% në tremujorin e tretë
Historiku i statistikave të mjeteve rrugore reflekton një rritje të numrit të automjeteve në vendin tonë nga viti në vit, duke na lënë të kuptojmë se......
Rrugët kryesore në Shëngjin, drejt rikonstruksionit - Bashkia Lezhë hap garën për studim-projektimin
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e garës për studim-projektim për rikualifikimin e rrjetit të ujërave të bardha dhe të shiut, si dhe trotuareve në Shëngjin.......
Sa të familjarizuar janë shqiptarët me bankingun në shtëpi? - BSH: Numri i transaksioneve bankare nga telefoni, gati 22% më shumë se në 2024
Shqiptarët po përqafojnë gjithnjë e më tepër mënyrat digjitale të marrjes së shërbimeve bankare. Kjo rritje është padyshim një tregues i rëndësishëm drejt......


