Shqipëria Postuar më 28 Nëntor 2025, 12:50

Marketingu në epokën e Inteligjencës Artificiale - Gjoka: Mes njerëzores dhe teknologjisë, fitoren e jep kreativiteti

Nga Diamila Leka

Marketingu në epokën e Inteligjencës Artificiale - Gjoka: Mes

Mjetet e reja të inteligjencës artificiale u japin mundësi profesionistëve të marketingut të krijojnë në pak sekonda ide, slogane, tekste dhe përmbajtje të personalizuar. Ajo që dikur kërkonte orë pune, sot prodhohet brenda minutave, duke rritur produktivitetin dhe saktësinë.

“Nëse flasim për përdortimin, aktualisht ashtu si është kuptuar inteligjenca artificiale kryesisht Chat GPT dhe aplikacione të tjera që ofrojnë përdorimin e metodave të mëhershme të marketingut, të cilat tashmë me anë të algoritmit janë të regjistruara si modele universale ku inteligjenca artificiale të lejon të ketë një enciklopedi online, shumë profesionistë por edhe fillestarë dhe amatorë po gjejnë zgjidhje te përdorimi i inteligjencës artificiale. Kjo krijon mundësi të kesh lehtësira pasi në njësi të kohës ti arrin të fitosh shumë më tepër material. Vëmë re një përdorim të dukshëm të gramatikës më të pastër e cila vjen pikërisht nga automatizimi i të shkruarit, dhe kjo është një gjë që sigurisht rrit cilësinë e komunikimit por ama, duhet të vëmë re dhe duhet të dimë që edhe kur kopjojmë sepse sidoqoftë Inteligjenca Artificiale mbetet një kopje, kontenti mund të humbasë anën njerëzore dhe duhet të kemi shumë kujdes në të shfaqurin tepër perfekt, aq sa mos të jemi origjinal dhe prekës”, shprehet Elda Gjoka Sipërmarrëse, Strategjiste Marketingu.

Rritja e cilësisë së gjuhës dhe struktura e qartë e mesazheve është një nga avantazhet më të dukshme. Por sipas Elda Gjokës, e cila është drejtuese e strategjive të marketingut, pavarësisht ndihmës së inteligjencës artificiale, prekja njerëzore mbetet thelbësore. Kreativiteti, emocionet dhe origjinaliteti janë elementët që teknologjia ende nuk mund t’i zëvendësojë.

“Inteligjenca artificiale është si një levë Arkimedi për profesionistët e marketingut. Gjithkush i druhet faktit që mund të të zëvendësojë krahun njerëzor. Nëse do të dimë të përdorim mirë Inteligjencën artificiale mund të përfitojmë jashtëzakonisht shumë prej saj, si një levë për cilësinë e jetës, dhe t’i krijojë një mundësi njerëzimit që të evolojë në stade të tjera për të përdorur kohën e vetë në një mënyrë tjetër për të realizuar jetën. Kështu mendoj që nuk ka vend për t’u druajtur se do ta zëvendësojë por sigurisht duhet të kemi parasysh që është një konkurent tepër i fortë që nëse njerëzit mbeten mediokër, inteligjenca artificiale është më e avancuar sidomos për marketingun sesa njerëzit e zakonshëm. Me anë të Inteligjencës artificiale ti mund të shfaqësh kreativitetin tënd duke përdorur gjëra që kanë ekzistuar më parë dhe ti i ke vetëm si instrumenta në funksionin tënd. Për këtë arsye, kreativiteti është ai që e dallon njëriun nga roboti. Dhe unë mendoj që njeriu ka gjithmonë hapësirë për të bërë për më të mirën, duke përdorur instrumenta siç është dhe inteligjenca artificiale.”

Në duart e profesionistëve, inteligjenca artificiale nuk është kërcënim, por një partner i ri, që i jep industrisë ritme të reja, më të shpejta dhe më efikase.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat