Kurti mbështet vendimin e NATO-s për të forcuar trupat në Ballkan!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përshëndeti vendimin e NATO-s për të forcuar trupat e saj në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit pas shkëmbimit të zjarrit vdekjeprurës të fundjavës së kaluar midis kryengritësve serbë dhe oficerëve të policisë së Kosovës.
Ai përshëndeti një vendim të NATO-s për të forcuar trupat e saj në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit, duke thënë se shkëmbimi i zjarrit i fundjavës së kaluar që la katër persona të vdekur ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar ish-provincën e saj me ndihmën e aleatit Rusinë.
Komentet e tij erdhën pasi policia e Kosovës bastisi disa lokacione në një zonë të mbizotëruar nga serbët në veri të vendit, ku dhuna e fundit la të vdekur një polic të Kosovës dhe tre kryengritës serbë dhe acaroi më tej marrëdhëniet midis Serbisë dhe ish-krahinës së saj.
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka thënë se janë duke kryer bastisje në pesë lokacione në tri komuna. Operacioni lidhej me një shkëmbim zjarri të dielën midis kryengritësve serbë dhe oficerëve të policisë në fshatin Banjska në Kosovën veriore.
Konfrontimi ishte një nga më të këqijtë që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, me Beogradin që refuzoi të njohë ndarjen. NATO, e cila drejton forcën paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, njoftoi të premten se do të rrisë praninë e saj.
Të dielën e kaluar, rreth 30 persona të maskuar hapën zjarr ndaj një patrulle policie pranë Banjskës përpara se të thyenin portat e një manastiri ortodoks serb dhe të barrikadoheshin brenda me priftërinjtë dhe pelegrinët që vizitonin.
Të shtënat 12-orëshe që pasuan lanë të vdekur një polic dhe tre persona të armatosur. Kosova akuzon Serbinë për përfshirje të drejtpërdrejtë në përleshjet në Banjska, të cilën qeveria në Beograd e mohon. Dhuna rriti më tej tensionet në rajonin e Ballkanit në një kohë kur zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së kanë shtyrë për një marrëveshje që do të normalizonte lidhjet midis Serbisë dhe Kosovës.
Një fushatë bombardimi i NATO-s mbi pozicionet serbe në Kosovë dhe Serbi çoi në fundin e luftës së tyre të viteve 1998-99. Lufta la rreth 10,000 njerëz të vdekur, kryesisht shqiptarë të Kosovës. Në Perëndim ka frikë se Rusia, duke vepruar përmes Serbisë, mund të dëshirojë të destabilizojë Ballkanin dhe të zhvendosë të paktën një pjesë të vëmendjes nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska.
Rusia ka shprehur mbështetje për Serbinë lidhur me përleshjet, duke fajësuar Perëndimin për gjoja dështimin për të mbrojtur serbët e Kosovës. Në shkurt, Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhanë miratimin e tyre për një plan 10-pikësh të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, por të dy liderët që atëherë janë distancuar nga marrëveshja.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

“Mbiçmimi i lekut ndihmoi në zbutjen e inflacionit” - Guvernatori i BSH, Sejko, në Konferencën e Bankës Kombëtare të Maqedonisë së Veriut
Shqipëria ka arritur ta dominojë ndikimin e goditjeve që vijnë nga çmimet e importuara duke shënuar një nga nivelet më të ulëta të inflacionit në rajon.......

Rumania importon gaz nga Turqia - Furnizimi do të nisë në datë 1 tetor
Kompania turke e naftës dhe gazit Botas ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë rumune të naftës OMV Petrom për furnizimin e tubacionit të gazit natyror......

Pekini zëvendëson shpërndarësit me motorrë - Dorëzohen 15 milionë pako në ditë me metro’. Reduktohen emetimet e gazrave
Një projekt pilot për transportin e shpejtë të pakove me metro’ gjatë orëve kur nuk ka shumë lëvizjeve ka nisur ditët e fundit në Pekin. Projekti synon të......

Mungesë lekësh në treg, BSH rrit injektimet në 15.9 miliardë - Shkak kryesor, grumbullimi i likuiditetit nga ana e Qeverisë
Veçanërisht gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, tregu ynë financiar ka përjetuar një mungesë të fortë lekësh në qarkullim, gjë që e ka detyruar Bankën e......

Restoranti më i mirë në botë ndodhet në Holandë - “Bougainville” në Amsterdam ofron ushqimin dhe shërbimin më të mirë
Së fundmi janë publikuar emrat e restoranteve më të mira në botë, shpallur nga “Tripadvisor”, një kompani që merret me udhëtime dhe recensione të lokaleve të......

Greqi, 87% e konsumatorëve mezi mbyllin muajin - Ata shpenzojnë kursimet dhe mbingarkojnë kartat e kreditit
Grekët e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbyllin muajin. Duke mbetur me pothuajse asgjë në fund të muajit, pasi shpenzojnë të gjitha të ardhurat e tyre, ose......

Bie “ritmi” i taksës së pasurisë - 8-mujori/ Bashkitë ulin arkëtimet me 1 miliardë lekë
Kryetarët e rinj të 61 bashkive në vend duket se ende nuk kanë ndezur siç duhet “motorët”, të paktën sa i takon mbledhjes së taksave dhe tarifave mujore. Të......

555 ankesa për garat tenderuese - Kundërshtime për kriteret dhe vlerësimet, KPP pranon 66% të totalit
Kundërshtimet për kriteret apo për vlerësimin e ofertave të dorëzuara në tenderë kanë detyruar 555 subjekte t’i drejtohen Komisionit të Prokurimit Publik për......