Kundër paketës financiare të Gjermanisë - Vendet e Eurozonës: Mbështetja financiare duhet të jetë e koordinuar

Ministrat e Financave të Eurozonës thanë se masat e vendeve anëtare kundër rritjes së kostove të energjisë do të jenë të koordinuara dhe të përkohshme për të mos ndikuar negativisht në paga duke nxitur inflacionin tashmë rekord.
Deklarata nga ministrat e Financave të 19 vendeve që përdorin monedhën euron vjen pasi Gjermania u kritikua nga disa vende anëtare për shpalljen e njëanshme të një pakete mbështetjeje prej 200 miliardë euro për kompanitë dhe familjet që po përballen me rritje të madhe të çmimeve të energjisë.
Ndërsa, paketa u mirëprit në Gjermani dhe nga tregjet financiare, ajo ngriti shqetësimin në vendet e tjera të BE-së, të cilat nuk mund të përballojnë mbështetje të këtyre përmasave, pasi paketa do të shtrembëronte konkurrencën e ndershme në BE.
"Duhet të shmangim politikat që mund të shtojnë rrezik për presionet inflacioniste, sepse përvoja na kujton se ndjekja e kësaj rruge mund t'i bëjë shoqëritë tona më të varfra për një periudhë afatgjatë", deklaroi pas takimit presidenti i Eurogrupit, Paschal Donohoe.
Referenca për inflacionin është një pikë kyçe për Bankën Qendrore Europiane, e cila po kërkon të frenojë rritjen e shpejtë rekord të çmimeve duke rritur në seri normat e interesit, pasi inflacioni në 19 vendet që përdorin euron arriti në 10% në shtator.
Për të ruajtur konkurrencën e ndershme dhe zvogëluar rrezikun e shqetësimeve të tregut, disa zyrtarë të zonës euro kanë hedhur idenë e huamarrjes së re të përbashkët të BE-së për të financuar një përgjigje të përbashkët ndaj sfidës së energjisë. Por disa vende veriore e kundërshtojnë këtë ide.
Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, deklaroi se është momenti që vendet europiane të përcaktojnë një strategji të fortë të përbashkët ekonomike për të përballuar pasojat e inflacionit, i cili është nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë.
Sipas tij, çështja e çmimeve të larta të energjisë do të bëhej kronike dhe paralajmëroi se përgjigjet individuale nga anëtarët e BE-së mund të çonin në shtrembërim të konkurrencës brenda tregut të përbashkët të bllokut.
SCAN
Sondazh

Fierza, nën nivelin historik - ERE publikon shifrat e 8-mujorit, përgjatë gjithë vitit ka qenë nën mesataren shumëvjeçare
Niveli i Liqenit të Fierzës ka pësuar rënie të ndjeshme në muajt korrik dhe gusht, në krahasim me muajt e parë të vitit, që gjithsesi ishin nën mesataren......

Ligji i pronave në Kuvend, 180 milionë dollarë shtesë - Pirdeni: Do të rishikohen mbi 4600 vendime. Kompensimi, jo më pak se 10% e vlerës reale
Kuvendi ka nisur shqyrtimin e ndryshimeve në Ligjin për Trajtimin e Pronës, i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese vitin e shkuar. Projektligji u prezantua para......

“Çmim tavan për naftën e peshkatarëve” - Rama: Kush nuk e bën, të dorëzojë depozitat. Synojmë 1 miliard euro eksporte
Për të gjithë peshkatarët brenda javës do të vendoset një çmim tavan për naftën e përdorur. Nga Durrësi, në një takim me peshkatarët, kryeministri Edi Rama tha......

647 milionë lekë godinë për institutin e policisë shkencore - Me model të Irlandës së Veriut, e projektuar edhe për shpërthimin e eksplozivëve
Për institutin e Policisë Shkencore Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka planifikuar një godinë të re në vlerën e 647 milionë lekëve. Teksa zyrat......

KESH dominoi prodhimin e energjisë - Bilanci për 8-mujorin. Konsumi, thuajse në nivelet e vitit të kaluar
Rreth 4.6 mln Mwh energji u prodhuan gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rënie të ndjeshme në......

A do të ndryshojnë taksat vitin e ardhshëm? - Profesionet e lira 15% tatim, sa do paguhet për qiratë dhe trashëgimitë
Ministira e Financave po është në fazën e hartimit të buxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm, për të cilat parashikohet që të nisin diskutimet në......

Emigrim masiv i fuqisë punëtore - Antonela Hako: Bizneset e shohin si kosto, shteti duhet të ndërhyjë
Emigrimi i fuqisë punëtore po kthehet një ndër kostot kryesore të bizneseve shqiptare aktualisht. Në një intervistë për SCAN TV, Antonela Hako, Presidente e......

Gjigantët e energjisë kthehen te lëndët djegëse fosile si qymyri, ndërsa Europa përgatitet për dimrin!
Firma energjetike daneze Orsted do të vazhdojë ose rifillojë operimet në tre objekte të karburanteve fosile pasi është urdhëruar nga autoritetet për ta bërë......