Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2022, 11:42

“Çmim tavan për naftën e peshkatarëve” - Rama: Kush nuk e bën, të dorëzojë depozitat. Synojmë 1 miliard euro eksporte

Nga SCAN TV
“Çmim tavan për naftën e peshkatarëve” - Rama:

Për të gjithë peshkatarët brenda javës do të vendoset një çmim tavan për naftën e përdorur. Nga Durrësi, në një takim me peshkatarët, kryeministri Edi Rama tha se të gjithë furnitorët do të paguajnë të njëjtin çmim përndryshe do të dorëzojnë depozitat.

'Do vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët në të gjithë vijën e bregdetit i detyruar dhe askush nuk do të bëj dot asnjë qindarkë lëvizje nga ky çmim por do t’i shërbeje peshkatarëve pa asnjë lëvizje nga çmimi i detyruar tavan. Këtu nuk mund të ketë vend që të nxjerrin fitime nga djersa juaj duke bërë xhibla me furnizimin. Nuk do ta lejojmë të ketë një dallim mes një furnitori apo një tjetri. Të gjithë furintorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njëlloj të vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo do të behët brenda javës. Kush nuk e bën do të detyrohet që të dorëzojë depozita, tha ai.

Teksa u ndal edhe tek zhvillimet që janë bërë në sektorin e peshkimit, kreu i qeverisë tha se Shqipëria synon 1 miliardë euro eksporte.

Rama u shpreh se' Binte më lirë të ngarkonit anijet me naftë në Itali dhe më pas të vinit të peshkonit. Rreth 90% ishit informal, kjo pasi nuk kishit asnjë shans që t’i mbijetonit formalizimit me atë braktisje totale. I gjithë volumi i punës së jashtë zakonshme përkthehej në diçka në midis 20-35 milionë euro eksporte. Ambicia është për të bërë shumë më tepër. Shqipëria është të shkojmë në 1 miliard euro eksporte.’

Ky vendim i kryeministrit erdhi një muaj pasi peshkatarët e Durrësit protestuan se çmimi I naftës që ata marrin është 8 deri ne 10 lekë më shtrenjtë se nafta që marrin peshkatarët në Vlorë, Sarandë apo Shëngjin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat