Bota Postuar më 4 Tetor 2022, 10:11

Euro dhe Paundi vijojnë forcimin - Tregjet presin takimin e BQE, manifaktura në SHBA rrëzon Dollarin

Nga SCAN TV
Euro dhe Paundi vijojnë forcimin - Tregjet presin takimin e BQE,

Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pas ndërhyrjeve të disa bankave të tjera qëndrore për të rritur normat e interesit. Paundi britanik ka prekur nivelin më të lartë që nga 22 shtatori, kur qeveria prezantoi planin për uljen e taksave dhe ofrimin e subvencioneve për investime, që ndryshe u quajt si mini buxhet.

Edhe monedha e përbashkët europiane, euro, po tregtohet në nivelin më të lartë që nga 22 shtatori, duke u ngjitur në mbi 0.98 dollarë. Investitorët po presin takimin e Bankës Qendrore Europiane, e cila me shumë mundësi do të rrisë sërish normën bazë të interesit, pasi inflacioni në Eurozonë u rrit me 10% për shtatorin.

Dollari amerikan u gjend nën presion edhe nga rënia e yield-eve të obligacioneve të Thesarit, pasi të dhënat ekonomike në SHBA treguan një ngadalësim të sektorit të manifakturës. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 111.5, niveli më i ulët që nga 22 shtatori.

Megjithatë, monedha e gjelbër po tregtohet pranë nivelit më të lartë në 2 dekadat e fundit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është ngjitur pranë 20 mijë dollarëve ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1340 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat