Energjia 42 lekë/kwh, zyrtarisht ende në fuqi - OSHEE: KESH nuk na ka sjellë vendim të ri të Asamblesë. Korporata, “hesht”

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ëhtë njoftuar zyrtarisht për ndryshime në çmimin, me të cilin Korporata Elektorenergjetike Shqiptare do i shesë energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. OSHEE konfirmoi për TV SCAN mungesën e këtij njoftimi deri në mesditën e sotme, çka kjo nënkupton se në fuqi vijon të mbetet vendimi i Entit Rregullator të Energjisë, për tarifimin me 42 lekë/ kwh konsumin mbi 800 kwh/muaj dhe jo deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mosaplikimin e këtij çmimi.
Kjo, për shkak të procedurave ligjore që ndiqen për përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike, që pas deklaratës në rrjetet sociale të Rmës, sollën dhe reagimin e Entit Rregullator të Energjisë, duke specifikuar se nëse çmimi i kostos së blerjes së energjisë nga FSHU nuk ndryshon, as çmimi për konsumatorët familjarë nuk do të ndryshojë.
Më konkretisht, ERE miratoi shtrenjtimin e energjisë, bazuar në aplikimine Furnizuesit të Shërbimit Universal, që ëshë një nga kompanitë e OSHEE Group. Në këtë aplikim, FSHU specifikonte se në datën 8 shtator 2022 Asambleja e Përgjithshme e KESH ka miratuar tarifat e shitjes së energjisë elektrike për FSHU, duke vendosur që çmimi për energjinë e klientëve familjarë për konsumin mbi 800 këh/muaj, të jetë 34.3 lekë/Kwh dhe jo 2.6 lekë/kwh, që ishte deri në atë moment.
Bazuar në këtë vendim, që sillte kosto të rritura për FSHU-në, u miratua dhe çmimi i ri, që ka hyrë në fuqi në datën 1 tetor të këtij viti. Ndërkaq, KESH nuk iu përgjigj interest të TV SCAN nëse është miartuar një vendim tjetër nga Asambleja dhe nëse po, për çfarë periudhe.
Vetëm përmes këtij vendimi mund të ndiqen sërish procedurat për uljen e çmimit të energjisë, përmes një aplikimi të ri nga FSHU dhe pas një vendimi të ri nga ERE. Sipas aplikimit të depoziatura në muajin shtator, numri i abonentëve që parashikohet të preken nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike është 49 334 në muajin tetor, ndërkohë që në muajt nëntor dhe dhjetor ky numër familjesh rritet në 71 278.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

174 milionë euro për 12 trena me energji hidrogjeni - Rumania drejt nisjes zyrtare të ankandit!
Autoriteti Rumun Hekurudhor (AFR) dorëzoi në sistemin elektronik të ankandit SICAP dokumentet për prokurimin publik të trenave me energji hidrogjeni. Procedura......

Mungon databaza për pallatet pa leje! - “Vlerësimi rast pas rasti, blerja nga ndërtuesi do të jetë me vlerën e tregut”
Pavarësisht se vendimi për konfiskimin e objekteve pa leje ka më shumë se dy javë që ka hyrë në fuqi, qeveria nuk ka ende një database të dhënash se sa asete......

Qeveria “reflekton” mbi amnistinë fiskale - Ibrahimaj: Ndryshime në draft, po marrim në konsideratë sugjerimet
Pas kritikave të shumta nga institucionet ndërkombëtare, dhomat e tregtisë dhe ekspertët e ekonomisë, qeveria i është “rikthyer” sërish draftit të amnistisë......

Qeveria britanike nuk do të ulë taksat! - Truss dhe Kwarteng tërhiqen nga vendimi që shkaktoi kaos në Britani dhe tregjet globale
Qeveria e kryeministres britanike Liz Truss u detyrua të hënën në një kthesë poshtëruese, duke anuluar planet për të ulur shkallën më të lartë të tatimit mbi......

Kwarteng, njeriu që po shkatërron Britaninë! - Analiza e “The Guardian” për ministrin e ri të Financave që shkaktoi kaos në tregje
Si arriti që Britania e Madhe, një nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe shtëpia e një prej qendrave më të forta financiare në planet, të marrë hua më......

Çmimi i naftës në tregjet globale rritet 3% - Pas njoftimeve për një ulje të mundshme të prodhimit nga vendet e OPEC+
Çmimet e naftës u rritën me mbi 3% të hënën, pasi OPEC+ konsideron uljen e prodhimit me më shumë se 1 milion fuçi në ditë, në një përpjekje për të mbështetur......

Prodhimi i naftës pritet të ulet - Vendet e OPEC+ pritet të vendosin shkurtimin e prodhimit me mbi 1 milion fuçi në ditë
OPEC+ do të konsiderojë një ulje të prodhimit të naftës prej më shumë se 1 milion fuçi në ditë këtë javë, në atë që do të ishte lëvizja më e madhe që nga......

47 miliardë dollarë humbje nga uragani Ian - Kompanitë e sektorit, pranë falimentit?
Kompanitë e sigurimeve po përgatiten për të paguar nga 28 miliardë deri në 47 miliardë dollarë për të shlyer dëmet e uraganit Ian, që mund të jetë stuhia më e......