Bota Postuar më 4 Tetor 2022, 10:10

Nafta zgjeron fitimet, tregtohet pranë 89 dollarë - Vijon të mbështetet nga pritshmëritë se OPEC do të ulë prodhimin

Nga SCAN TV
Nafta zgjeron fitimet, tregtohet pranë 89 dollarë - Vijon të

Nafta ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se OPEC+ do të vendosë uljen e kuotave të prodhimit me rreth 1 milionë fuçi në ditë, në takimin e kësaj jave. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 89 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rrett 4%.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, pas rritjes me 5% një ditë më parë, fitimet më të mëdha ditore që nga maji i këtij viti. Investitorët presin se në takimin e së mërkurës, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, me në krye Rusinë, që ndryshe njihen si OPEC+, do të ulin kuotat e prodhimin me rreth 1 milionë fuçi në ditë.

OPEC+ e ka rritur gradualisht prodhimin që nga viti 2020, kur kërkesa u godit nga pandemia e Covid-19. Por, gjatë muajve të fundit, organizata ka dështuar të arrijë objektivat për rritjen e prodhimit, sipas marrëveshjes paraprake.

Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA, gjatë javës së kaluar dhe investitorët parashikojnë një rritje të tyre me rreth 2 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 30 shtator.

SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video