FMN vlerëson masat e marra nga AMF për garantimin e stabilitetit të tregjeve financiare nën mbikëqyrje

Fondi Monetar Ndërkombëtar vijon takimet në Tiranë me drejtues të institucioneve financiare, në kuadër të misionit për artikullin IV. Në takimin e zhvilluar mes Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete dhe misionit të udhëhequr nga znj. Yan Sun u diskutua mbi zhvillimet e fundit në tregjet nën mbikëqyrjen e AMF, ndikimet e faktorëve të jashtëm dhe luhatshmëria e tregjeve financiare, si edhe masat e marra nga Autoriteti.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, duke u ndalur te ecuria e tregjeve nën mbikëqyrje, vlerësoi se ndikimet kryesore si pasojë e luhatjes së tregjeve financiare botërore, rritjes së inflacionit dhe normave të interesit janë reflektuar kryesisht te fondet e investimit, ndërsa në tregjet e sigurimeve dhe pensioneve private efektet deri tani kanë qenë të kufizuara.
Mete theksoi se Autoriteti ka treguar vëmendje të shtuar në monitorimin e treguesve kryesorë financiarë të subjekteve nën mbikëqyrje. Ai veçoi vendimet e Bordit të AMF-së për të adresuar efektet vijuese të situatës së tregjeve financiare dhe presionet rritëse të normave të interesit, njofton AMF.
Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, znj. Yan Sun vlerësoi rolin e Autoritetit si edhe masat e marra prej tij në funksion të garantimit të stabilitetit financiar dhe amortizimit të ndikimeve në tregjet nën mbikëqyrje. Ajo kërkoi ushtrimin e një kujdesi të shtuar monitorues, marrë në konsideratë se situata ndërkombëtare mbetet e paqartë dhe presionet inflacioniste parashikohet të jenë të pranishme.
Në këtë drejtim, pjesëmarrësit në takim ndanë qëndrimin se monitorimi në vijimësi dhe mënyrë të kujdesshme i situatës, bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare dhe autoritetet homologe për realizimin e ndërhyrjeve të matura dhe të duhura rregullatore, është me rëndësi të veçantë për adresimin e efekteve të mundshme në tregjet financiare nën mbikëqyrje.
Sondazh

Energjia 42 lekë/kwh, zyrtarisht ende në fuqi - OSHEE: KESH nuk na ka sjellë vendim të ri të Asamblesë. Korporata, “hesht”
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ëhtë njoftuar zyrtarisht për ndryshime në çmimin, me të cilin Korporata Elektorenergjetike Shqiptare do i......

174 milionë euro për 12 trena me energji hidrogjeni - Rumania drejt nisjes zyrtare të ankandit!
Autoriteti Rumun Hekurudhor (AFR) dorëzoi në sistemin elektronik të ankandit SICAP dokumentet për prokurimin publik të trenave me energji hidrogjeni. Procedura......

Mungon databaza për pallatet pa leje! - “Vlerësimi rast pas rasti, blerja nga ndërtuesi do të jetë me vlerën e tregut”
Pavarësisht se vendimi për konfiskimin e objekteve pa leje ka më shumë se dy javë që ka hyrë në fuqi, qeveria nuk ka ende një database të dhënash se sa asete......

Qeveria “reflekton” mbi amnistinë fiskale - Ibrahimaj: Ndryshime në draft, po marrim në konsideratë sugjerimet
Pas kritikave të shumta nga institucionet ndërkombëtare, dhomat e tregtisë dhe ekspertët e ekonomisë, qeveria i është “rikthyer” sërish draftit të amnistisë......

Qeveria britanike nuk do të ulë taksat! - Truss dhe Kwarteng tërhiqen nga vendimi që shkaktoi kaos në Britani dhe tregjet globale
Qeveria e kryeministres britanike Liz Truss u detyrua të hënën në një kthesë poshtëruese, duke anuluar planet për të ulur shkallën më të lartë të tatimit mbi......

Kwarteng, njeriu që po shkatërron Britaninë! - Analiza e “The Guardian” për ministrin e ri të Financave që shkaktoi kaos në tregje
Si arriti që Britania e Madhe, një nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe shtëpia e një prej qendrave më të forta financiare në planet, të marrë hua më......

Çmimi i naftës në tregjet globale rritet 3% - Pas njoftimeve për një ulje të mundshme të prodhimit nga vendet e OPEC+
Çmimet e naftës u rritën me mbi 3% të hënën, pasi OPEC+ konsideron uljen e prodhimit me më shumë se 1 milion fuçi në ditë, në një përpjekje për të mbështetur......

Prodhimi i naftës pritet të ulet - Vendet e OPEC+ pritet të vendosin shkurtimin e prodhimit me mbi 1 milion fuçi në ditë
OPEC+ do të konsiderojë një ulje të prodhimit të naftës prej më shumë se 1 milion fuçi në ditë këtë javë, në atë që do të ishte lëvizja më e madhe që nga......