647 milionë lekë godinë për institutin e policisë shkencore - Me model të Irlandës së Veriut, e projektuar edhe për shpërthimin e eksplozivëve

Për institutin e Policisë Shkencore Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka planifikuar një godinë të re në vlerën e 647 milionë lekëve. Teksa zyrat aktuale ndodhen në dy ndërtesa ekzistuese tek Garda e Shqipërisë, Policia e Shtetit vlerëson se janë në kushte jashtë çdo normative për kryerjen e funksioneve.
Për ndërtimin e Institutit të Policisë Shkencore në përputhje me nevojat për ambjentet laboratorike dhe administrative sipas standardeve europiane, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur në dispozicion një nga parcelat e saj shtetërore me vendodhje në rrugën Hamdi Pepo në fillim të rrugës së Kavajës pranë zonës së farbikës së miellit.
Akomodimit të Institutit të Policisë Shkencore i është vendosur në dispozicion një territor me sipërfaqe 4 mijë 374.4 m2 të konsiderueshme për të përballuar dinamikat, fluksin e aktivitetit administrativ dhe operacional të saj.
Ndërtesa do të projektohet në përmbushje të plotë me funksionet e kërkuara, për sa i përket teknologjisë, mënyrës së operimit brenda Institutit, masave anti kontaminuse, nevojat specifike, ambiente mbështetëse etj. Selia e re e Policisë Shkencore në Tiranë merr si model të saj ndërtesën e Laboratorit Shkencore te Kriminalistikes në Irlandën e Veriut.
Ky institut është projektuar në një ndërtesë 4 katëshe të përbërë nga sektori i ekzaminimeve biologjike dhe ADN-së, Sektori i gjurmëve papilare dhe i vendit të ngjarjes, Sektori i ekzaminimeve balistike, Sektori i ekzaminimeve kimike, ambiente të përgatitura për demonstrime vend ngjarjesh të ndryshme, magazinë me masa të larta sigurie për magazinimin provave material, Muze të Institutit të Policisë Shkencore dhe Parkim.
Në sektorin kimik ndodhen laboratorët e eksplozivëve, të përcaktuara si ambiente me rrezikshmeri te larte te kontaminimit. Ky sektor ka një ambient specifik ku dorëzohen materialet me rrezikshmëri ekzplozivi si dhe një ambient Faradey ku kryhet shpërthimi i lëndëve plasëse. Në raportin e paraqitur në tender vlerësohet se kjo godinë nuk do të shfaq rrezikshmëri për mjedisin përreth pasi do të ndërtohet sipas kushteve të duhura.
SCAN
Sondazh

KESH dominoi prodhimin e energjisë - Bilanci për 8-mujorin. Konsumi, thuajse në nivelet e vitit të kaluar
Rreth 4.6 mln Mwh energji u prodhuan gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rënie të ndjeshme në......

A do të ndryshojnë taksat vitin e ardhshëm? - Profesionet e lira 15% tatim, sa do paguhet për qiratë dhe trashëgimitë
Ministira e Financave po është në fazën e hartimit të buxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm, për të cilat parashikohet që të nisin diskutimet në......

Emigrim masiv i fuqisë punëtore - Antonela Hako: Bizneset e shohin si kosto, shteti duhet të ndërhyjë
Emigrimi i fuqisë punëtore po kthehet një ndër kostot kryesore të bizneseve shqiptare aktualisht. Në një intervistë për SCAN TV, Antonela Hako, Presidente e......

Gjigantët e energjisë kthehen te lëndët djegëse fosile si qymyri, ndërsa Europa përgatitet për dimrin!
Firma energjetike daneze Orsted do të vazhdojë ose rifillojë operimet në tre objekte të karburanteve fosile pasi është urdhëruar nga autoritetet për ta bërë......

Parlamenti hungarez miraton ligjin kundër ryshfetit për të zhbllokuar paratë e BE-së!
Parlamenti hungarez miratoi një ligj kundër korrupsionit për të zhbllokuar fondet nga Bashkimi Europian. BE-ja ka shprehur prej kohësh sundimin e ligjit dhe......

I pari central bërthamor në botë që do të ndërtohet në një termocentral!
Një termocentral është zgjedhur si vendi i prototipit të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe potencialisht në botë i reaktorit të bashkimit bërthamor komercial.......

Euro dhe Paundi vijojnë forcimin - Tregjet presin takimin e BQE, manifaktura në SHBA rrëzon Dollarin
Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pas ndërhyrjeve të disa bankave të tjera qëndrore për të rritur normat e interesit.......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Në fokus të investitorëve, fitimet tremujore të korporatave
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të ditëve të fundit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka......