A do të ndryshojnë taksat vitin e ardhshëm? - Profesionet e lira 15% tatim, sa do paguhet për qiratë dhe trashëgimitë

Ministira e Financave po është në fazën e hartimit të buxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm, për të cilat parashikohet që të nisin diskutimet në Komisionet Parlamentare brenda këtij muaji dhe që më tej të kalojnë për miratim në Parlament. Por a do të kemi ndryshim taksash gjatë vitit të ardhshëm?
Kërkesat e bizneseve gjatë kësaj periudhe të vështirë kanë qenë të shumta, ku kërkohen lehtësi për industri të ndryshme të cilat përballen me rritje kostosh, që vijnë kryesisht nga çmimi i energjisë elektrike për tatimpaguesit e mëdhenj por edhe shtrenjtimi i lëndëve të para.
Por mesa duket, asnjë kërkesë nuk do të merret ne konsideratë nga qeveria për vitin e ardhshëm, e cila do ti qendrojë një politike të kudjeshme fiskale, në mënyrë që të mos vërë në rrezik financat shtetërore. Kështu, sipas Financave, bizneset nuk duhet të përgatiten për ndryshime apo lehtësi fiskale. E vetmja risi që do të hyjë në fuqi nga 1 Janari 2023 dhe në vijim, janë ndryshimet ligjore në tatimin mbi të ardhurat, të cilat prekijn kryesisht profesionet e lira, pasi përjashtimet nga tatimi për kategoritë e tjera do të vijojnë deri në vitin 2029.
Konkretisht, në vitin 2023 në skemën e tatim-fitimit prej 15 për qind do të futen profesionet e lira apo ato që ofrojnë shërbime kundrejt kompanive të tjera dhe që kanë marxhe të larta fitimi. Në total janë evidentuar 42 mijë subjekte, por një pjesë e tyre nuk do të jenë objekt tatimi gjatë vitit të ardhshëm për shkak se ofrojë shërbime utitare si këpucar, rrobaqepës, berber etj. Ndërsa 92 mijë biznese të tjera tregtare me xhiro 0-14 milionë lekë parashikohet të jenë pjesë e skemës së tatim-fitimit në vitin 2029.
Ndërkohë, pjesë e ndryshyimeve ligjore, do të jetë edhe tatimi me 15 për qind për të ardhurat që qytetarët marrin nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme si ambiente banimi apo komerciale. Po ashtu, me të njëjtin nivel do të tatohen trashëgimitë e aseteve të ndodhura në Shqipëri ose jashtë saj apo fitimeet e marra nga lojërat e fatit të zhvilluara në Shqipëri ose jashtë saj.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Emigrim masiv i fuqisë punëtore - Antonela Hako: Bizneset e shohin si kosto, shteti duhet të ndërhyjë
Emigrimi i fuqisë punëtore po kthehet një ndër kostot kryesore të bizneseve shqiptare aktualisht. Në një intervistë për SCAN TV, Antonela Hako, Presidente e......

Gjigantët e energjisë kthehen te lëndët djegëse fosile si qymyri, ndërsa Europa përgatitet për dimrin!
Firma energjetike daneze Orsted do të vazhdojë ose rifillojë operimet në tre objekte të karburanteve fosile pasi është urdhëruar nga autoritetet për ta bërë......

Parlamenti hungarez miraton ligjin kundër ryshfetit për të zhbllokuar paratë e BE-së!
Parlamenti hungarez miratoi një ligj kundër korrupsionit për të zhbllokuar fondet nga Bashkimi Europian. BE-ja ka shprehur prej kohësh sundimin e ligjit dhe......

I pari central bërthamor në botë që do të ndërtohet në një termocentral!
Një termocentral është zgjedhur si vendi i prototipit të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe potencialisht në botë i reaktorit të bashkimit bërthamor komercial.......

Euro dhe Paundi vijojnë forcimin - Tregjet presin takimin e BQE, manifaktura në SHBA rrëzon Dollarin
Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pas ndërhyrjeve të disa bankave të tjera qëndrore për të rritur normat e interesit.......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Në fokus të investitorëve, fitimet tremujore të korporatave
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të ditëve të fundit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka......

Nafta zgjeron fitimet, tregtohet pranë 89 dollarë - Vijon të mbështetet nga pritshmëritë se OPEC do të ulë prodhimin
Nafta ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se OPEC+ do të vendosë uljen e kuotave të prodhimit me rreth 1 milionë......

Mijëra katalanas kërkojnë pavarësinë në Barcelonë!
Mbështetësit e pavarësisë së Katalonjës nga Spanja u mblodhën në Arc de Triomphe në qendër të Barcelonës. Sipas një vlerësimi të policisë, rreth 11.000 njerëz......