Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2022, 11:43

Ligji i pronave në Kuvend, 180 milionë dollarë shtesë - Pirdeni: Do të rishikohen mbi 4600 vendime. Kompensimi, jo më pak se 10% e vlerës reale

Nga SCAN TV
Ligji i pronave në Kuvend, 180 milionë dollarë shtesë -

Kuvendi ka nisur shqyrtimin e ndryshimeve në Ligjin për Trajtimin e Pronës, i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese vitin e shkuar. Projektligji u prezantua para deputetëve në Komisionin parlamentar të Ligjeve nga Zëvendësministrja e Drejtësisë Adea Pirdeni. Ajo tha se ndryshimet do bëjnë të mundur që pronarët të përfitojnë minimalisht 10% të vlerës aktuale të pronës.

Prej ndryshimeve do të rishikohen mbi 4600 vendime kompensimi, me një kosto financiare shtesë prej 18.5 miliardë lekësh, apo afërisht 180 milionë dollarësh për buxhetin e shtetit.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, në cilësinë e relatores së Projektligjit tha se, ndryshimet adresojnë tre kushtet e vendosura nga Gjykata e Strasburgut dhe ajo Kushtetuese, duke theksuar se kushti që vlera minimale e kompesnimit prej 10% të vendoset në ligj dhe jo vendim i Këshillit të Ministrave.

Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan që në diskutime të përfshihen edhe shoqatat e pronarëve, ndërkohë që këmbëngulën që i pranishën në Komision të ishte Ministri i Drejtësisë.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat