Fierza, nën nivelin historik - ERE publikon shifrat e 8-mujorit, përgjatë gjithë vitit ka qenë nën mesataren shumëvjeçare

Niveli i Liqenit të Fierzës ka pësuar rënie të ndjeshme në muajt korrik dhe gusht, në krahasim me muajt e parë të vitit, që gjithsesi ishin nën mesataren historike shumëvjeçare. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë në korrik niveli mesatar i Fierzës ishte 281.5 m, nga 284.98 m, që është mesatarja historike.
Ndërkohë që, në muajin gusht niveli ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke arritur në 270.4 m, një vlerë nën mestaren historike që është 279.25 m. Rënia e nivelit të Fierzës nënkupton se KESH ka shfrytëzuar ujin në Kaskadë për prodhimin e energjisë e që normalisht shoqërohet edhe me një rënie të rezervës energjetike.
Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, rezerva energjetike në datën 19 shtator, ishte 483 Gwh, nga 1012 Gwh që ishte në datën 5 korrik.
Ndonëse ka një përmirësim të lehtë, në raport me datën 10 shtator, përgjysmimi i rezervës energjetike është i ngjashëm me atë të vitit të kaluar, ku në fundin e muajit maj 2021 rezultoi në nivelin maksimal prej 1520 Gwh dhe në fund të muajt gusht kjo rezervë energjitike shkoi në 628 Gwh.
Gjithsesi, shfrytëzimi i lartë i rezervës energjetike duket se nuk ka mjaftuar për të plotësuar nevojat konsumatore, duke qenë se edhe përgjatë këtyre muajve KESH ka realizuar një sërë blerjesh energjie, duke shpenzuar miliona euro.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Ligji i pronave në Kuvend, 180 milionë dollarë shtesë - Pirdeni: Do të rishikohen mbi 4600 vendime. Kompensimi, jo më pak se 10% e vlerës reale
Kuvendi ka nisur shqyrtimin e ndryshimeve në Ligjin për Trajtimin e Pronës, i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese vitin e shkuar. Projektligji u prezantua para......

“Çmim tavan për naftën e peshkatarëve” - Rama: Kush nuk e bën, të dorëzojë depozitat. Synojmë 1 miliard euro eksporte
Për të gjithë peshkatarët brenda javës do të vendoset një çmim tavan për naftën e përdorur. Nga Durrësi, në një takim me peshkatarët, kryeministri Edi Rama tha......

647 milionë lekë godinë për institutin e policisë shkencore - Me model të Irlandës së Veriut, e projektuar edhe për shpërthimin e eksplozivëve
Për institutin e Policisë Shkencore Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka planifikuar një godinë të re në vlerën e 647 milionë lekëve. Teksa zyrat......

KESH dominoi prodhimin e energjisë - Bilanci për 8-mujorin. Konsumi, thuajse në nivelet e vitit të kaluar
Rreth 4.6 mln Mwh energji u prodhuan gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rënie të ndjeshme në......

A do të ndryshojnë taksat vitin e ardhshëm? - Profesionet e lira 15% tatim, sa do paguhet për qiratë dhe trashëgimitë
Ministira e Financave po është në fazën e hartimit të buxhetit dhe paketës fiskale për vitin e ardhshëm, për të cilat parashikohet që të nisin diskutimet në......

Emigrim masiv i fuqisë punëtore - Antonela Hako: Bizneset e shohin si kosto, shteti duhet të ndërhyjë
Emigrimi i fuqisë punëtore po kthehet një ndër kostot kryesore të bizneseve shqiptare aktualisht. Në një intervistë për SCAN TV, Antonela Hako, Presidente e......

Gjigantët e energjisë kthehen te lëndët djegëse fosile si qymyri, ndërsa Europa përgatitet për dimrin!
Firma energjetike daneze Orsted do të vazhdojë ose rifillojë operimet në tre objekte të karburanteve fosile pasi është urdhëruar nga autoritetet për ta bërë......

Parlamenti hungarez miraton ligjin kundër ryshfetit për të zhbllokuar paratë e BE-së!
Parlamenti hungarez miratoi një ligj kundër korrupsionit për të zhbllokuar fondet nga Bashkimi Europian. BE-ja ka shprehur prej kohësh sundimin e ligjit dhe......