Kujdesi shëndetësor, tender 192 mijë euro për 150 mijë teste Covid 19/ Gjatë vitit 2025 në vend do të vijojë program kombëtar i vaksinimit falas

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shendetësor ka hapur një tender për blerjen e 150 mijë testeve të shpejta për zbulimin e Covid 19 për vitin 2025. Fjala është për testet që e zbulojnë virusin brenda 30 minutave dhe që e shfaqin rezultatin në mënyrë vizuale me sy të lirë.
Sipas dokumenteve të tenderit të hapur për të gjithë operatorët që plotësojnë kritetret e nevojshme, përkundër shumës nëntëmbëdhjetë milion e dyqind e nëntëdhjetë mijë lekë pa TVSH, e barazvlefshme me 196 mijë euro do të duhet një furnizim ritmik për 12 muajt e vitit. Operatorët ekonomikë do të duhet të paraqesin ofertat e tyre deri më 2 dhjetor dhe me pas do të vijohet me proceduart e tjera të tenderimit.
Kontrata bazë planifikohet në minikontrata me afat dymujor për lëvrimin e testeve që do të duhet të jenë të autorizuara për përdorim nga FDA dhe të jenë të regjistruar pranë Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Sipas specifikimeve sasia e mallit prej 25000 teste për dy muaj duhet të lëvrohet brenda 5 ditëve pas firmosjes së marrëveshjes me operatorin ekonomik.
Në Shqipëri, edhe pas viteve të pandemisë ka vijuar të zbatohet edhe një program kombëtar për vaksinimin kundër Covid 19, që është programi më i ri në zbatim dhe që shkon paralele me vaksinimi falas kundër gripit.
Ky ka qenë një rekomandim i OBSH, i cili kërkonte shndërrohet në vaksinë të përvitshme njësoj si vaksina ndaj gripit e cila injektohet çdo fillim sezoni. Kjo pasi edhe mjekët kishin vënë re se virusi COVID-19 mund ta shtonte qarkullimin sidomos në vjeshtë dhe dimër.
Sondazh

KE miraton paketën e zgjerimit/ Várhelyi: Ndihma financiare, sa 1/3 e PBB-së së vendeve të Ballkanit Perëndimor
Ola Mitre / SCAN Pak para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, Komisioni Evropian miratoi dhe bëri publike paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e......

Komisioni Europian publikon progresraportin për vitin 2023/ Kritika, ndryshimit të buxhetit me Akt Normativ. Problem, ekonomia informale
Ola Mitre / SCAN Komisioni Europian ka publikuar progres raportin për Shqipërinë, mbi ecurinë e reformave, duke evidentuar dhe analizuar progresin e arritur......

Nisin diskutimet në Kuvend për pr.buxhetin 2025 - Malaj: 514 milionë euro më shumë për qytetarët
Elisabeta Dosku/ SCAN Draftbuxheti i shtetit për vitin 2025 është prezantuar në Konferencën e Kryetarëve, duke i hapur rrugë diskutimeve në komisionet......

Shqipëria do të ketë forcën e saj rezerviste - Ministri Vëngu: Fond 15.5 mln euro nga buxheti për vitin 2025
Diamila Leka/Scan Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, është miratuar projektligji “Për funksionimin dhe organizimin e forcës rezerviste”.......

“Investitorët e huaj, të barabartë me ata vendas” - Plaku: Lehtësitë fiskale e kanë kthyer Shqipërinë në vend strategjik për investime
Ledina Elezi / SCAN Një investitor i huaj në Shqipëri trajtohet njëlloj me një investitor vendas. Në një intervistë për Televizionin SCAN, drejtoresha......

Shqipëria, rritjen më të lartë të vizitorëve në Europë - Barometri, Rama: “Medalje e artë” edhe për arkëtimet nga turizmi
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në botë pas......

Sezoni i ullirit, “ikin në Greqi për 60-70 euro/dita” - Fermerët shqiptarë joshen nga ofertat e punës në vendin fqinj
Hamit Yzeiraj/SCAN Teksa i afrohemi sezonit të vjeljes së ullirit, në vend vuhet shumë mungesa e fuqisë punëtore për shkak se individët në zonat rurale......

Si firmat europiane po investojnë në mënyrë indirekte miliona euro në zgjedhjet në SHBA?!
Korporatat europiane kanë derdhur në mënyrë indirekte rreth 14.3 milionë dollarë (13.2 milionë euro) fonde drejt fushatave elektorale në SHBA gjatë ciklit......