Shqipëria do të ketë forcën e saj rezerviste - Ministri Vëngu: Fond 15.5 mln euro nga buxheti për vitin 2025

Diamila Leka/Scan
Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, është miratuar projektligji “Për funksionimin dhe organizimin e forcës rezerviste”. Në një deklaratë për mediat, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, theksoi se që nga janari i vitit 2025 do të nisin dhe hapat e parë për formimin e forcës rezerviste.
“Në kuadër të detyrimeve dhe standardeve të NATO-s dhe sfidave të reja të sigurisë, ka lindur nevoja që të konsiderojmë krijimin dhe organizimin e forcës së rezervistëve në Republikën e Shqipërisë. Kjo i jep një mundësi ushtarakëve aktivë, që kanë vendosur që të zhvillojnë karrierën në privat, në funksione me teknicitet të lartë, u japim mundësinë të kthehen në FA me misione specifike, me detyrime që mund të mbulojnë misionet paqeruajtëse, misionet në kuadër të angazhimit në NATO apo rajon”.
Ndërkohë nga buxheti i vitit 2025, do të jetë një fond prej 15.5 milionë eurosh dedikuar forcës së rezervistëve.
“Që nga hyrja në fuqi e këtij projektligji dhe mbështetjen e Parlamentit, synojmë që fillim viti të na gjejë me hapet e para të formimit të forcës së rezervistëve. Kemi një mbështetje të dedikuar në buxhetin 2025 prej 15.5 mln euro të dedikuar dhe një angazhim të mëtejshëm në vite në vijim”.
Sipas ministrit, të gjitha vendet e NATO-s kanë forcë rezerviste dhe kjo është një mënyrë që Forcat e Armatosura të kenë një gamë më të gjerë personeli në dispozicion.
Sondazh

“Investitorët e huaj, të barabartë me ata vendas” - Plaku: Lehtësitë fiskale e kanë kthyer Shqipërinë në vend strategjik për investime
Ledina Elezi / SCAN Një investitor i huaj në Shqipëri trajtohet njëlloj me një investitor vendas. Në një intervistë për Televizionin SCAN, drejtoresha......

Shqipëria, rritjen më të lartë të vizitorëve në Europë - Barometri, Rama: “Medalje e artë” edhe për arkëtimet nga turizmi
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në botë pas......

Sezoni i ullirit, “ikin në Greqi për 60-70 euro/dita” - Fermerët shqiptarë joshen nga ofertat e punës në vendin fqinj
Hamit Yzeiraj/SCAN Teksa i afrohemi sezonit të vjeljes së ullirit, në vend vuhet shumë mungesa e fuqisë punëtore për shkak se individët në zonat rurale......

Si firmat europiane po investojnë në mënyrë indirekte miliona euro në zgjedhjet në SHBA?!
Korporatat europiane kanë derdhur në mënyrë indirekte rreth 14.3 milionë dollarë (13.2 milionë euro) fonde drejt fushatave elektorale në SHBA gjatë ciklit......

Kredia për ekonominë ngadalëson “hapin” në Shtator - Përgjatë një muaji u rrit me vetëm 0.1%, ose me rreth 558 milionë lekë
Xhorxhina Deda/SCAN Së fundmi ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm......

Cilat projekte të reja do të financohen nga buxheti? - Në 2025, 14,745 mld lekë për ndërtimin e Portit Tregtar të Integruar të Durrësit
Dorian Koça/SCAN Në projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, krahas projekteve që kanë nisur, do të financohen edhe një sërë projektesh të reja.......

Pse po zhvillohen tani takimet me pensionistët? - Rama: Ndryshe nga bizneset, kjo kategori nuk përfiton në këtë periudhë
Diamila Leka/ Scan Qyteti i Durrësit, ishte ndalesa e radhës në takimin me pensionistët sëbashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Blendi......

Cilat janë taksat e reja në vitin 2025? - Akciza e duhanit dhe bastet online, shtesë të ardhurash në buxhet
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndonëse qeveria nuk ka hartuar një paketë të mirëfilltë fiskale për vitin 2025, për shkak se ndryshimet që parashikohen tek......