Cilat projekte të reja do të financohen nga buxheti? - Në 2025, 14,745 mld lekë për ndërtimin e Portit Tregtar të Integruar të Durrësit

Dorian Koça/SCAN
Në projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, krahas projekteve që kanë nisur, do të financohen edhe një sërë projektesh të reja. Ato përfshijnë disa sektorë si infrastuktura e mbrojtjes nga përmbytja, zhvillimi rural, mbështetje për peshkimin, ndërtim dhe sistemim rrugësh, projekte për transportin detar, arsimin, si dhe për ushtrinë.
Më i rëndësishmi ndër to, por edhe që do të thithë më shumë para’ nga arka e shtetit është faza e parë e ndërtimit të Portit të ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano. Për këtë projekt në total janë parashikuar 49,150 miliardë lekë, financim që do të shtrihet deri në vitin 2027. Por, për vitin e ardhshëm janë planifikuar 14,745 miliardë lekë.
Gara ndërkombëtare për ndërtimin e këtij porti detar u hap më 30 korrik të këtij viti dhe pritet që kontrata me kompaninë fituese që do të kryejë punimet të nënshkruhet në mars 2025. Ky port nuk do t’i shërbejë vetëm Shqipërisë, por edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi do të lidhet përmes hekurudhës me dy porte të thata në Prishtinë dhe Strugë.
Duke u rikthyer tek financimet e brendshme për projektet e reja vitin e ardhshëm, një shumë të konsiderueshme do të shkojnë për ato infrastrukturore. Risia është nisja e punimeve për ndërtimin e By-pass-it të Sarandës, faza e parë dhe e dytë. Në total, financimi do të jetë 3,4 miliardë lekë, ndërsa për vitin e ardhshëm do të disbursohen 680 milionë lekë.
Vitin e ardhshëm do të nisin punimet për ndërtimin e rrugës së re Kashar-Nyja e Vaqarrit, ku planifikohet të financohen për 2025-ën me 1,460 miliardë lekë. Pas hapjes për qarkullimin këtë vit të tunelit të Llogarasë, vitin ardhshëm janë planifikuar 320 milionë lekë për ndërtimin e rrugëve lidhëse me këtë aks.
Por, financime të reja në vlerë të lartë janë planifikuar edhe për forcat e luftimit, me qëllim modernizimin e ushtrisë shqiptare. Kështu, blerja e municioneve dhe armatimit të lehtë do t’i kushtojnë në total buxhetit mbi 11,5 miliardë lekë, ku për 2025-ën janë planifikuar rreth 960 milionë lekë. Nuk duhet harruar as kompletimi I forcave ajrore me helikopter UH-60 “Blackhawk”, ku vetëm për vitin e ardhshëm do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 570 milionë lekë.
Sondazh

Pse po zhvillohen tani takimet me pensionistët? - Rama: Ndryshe nga bizneset, kjo kategori nuk përfiton në këtë periudhë
Diamila Leka/ Scan Qyteti i Durrësit, ishte ndalesa e radhës në takimin me pensionistët sëbashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Blendi......

Cilat janë taksat e reja në vitin 2025? - Akciza e duhanit dhe bastet online, shtesë të ardhurash në buxhet
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndonëse qeveria nuk ka hartuar një paketë të mirëfilltë fiskale për vitin 2025, për shkak se ndryshimet që parashikohen tek......

BE rrit tarifat për makinat elektrike kineze - Komisioni Evropian miraton taksa deri në 45% për të mbrojtur tregun vendas
Kristi Ceta/SCAN Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë deri në 45.3% në fund të hetimit tregtar......

Mali i Zi, 300 mln euro për burimet e rinovueshme - Kompania shtetërore njofton projekte të reja për energjinë e erës, diellore
Kristi Ceta/SCAN Ndërmarrja e energjisë elektrike në Malin e Zi, Elektropriveda Crne Gore, po planifikon të shpenzojë pothuajse 300 milionë euro në tre......

“Gazet serrë, nivele rekord në vitin 2023” - Sipas OKB, politikat aktuale nuk përmbushin dot objektivat klimatike të 2030
Kristi Ceta/SCAN Gazet serrë arritën nivele rekord në vitin 2023, duke shkaktuar rritje të temperaturave për vitet në vijim, tha organi i monitorimit......

Gjermani, pritet rënie e të ardhurave nga tatimet - Qeveria parashikon 12.6 miliardë euro më pak nga taksat deri në 2028
Kristi Ceta/SCAN Qeveria federale gjermane pret 12.6 miliardë euro më pak të ardhura nga taksat në pesë vitet deri në vitin 2028, në krahasim me......

Yield-i i bonove 12-mujore barazon normën bazë të interesit - Rënia, ul kostot e huamarrjes për sektorin privat dhe individët
Armela Duka/SCAN Në ankandin e fundit, tregu i letrave me vlerë ka vijuar të tregojë një tendencë uljeje të yield-eve. Sipas të dhënave zyrtare,......

62.000 përfitues në vit nga skema e ndihmës ekonomike - Pr/buxheti 2025: Synohet punësim i individëve në moshë pune
Ernilda Luzi/SCAN Në fushën e mbrojtjes sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të......