Yield-i i bonove 12-mujore barazon normën bazë të interesit - Rënia, ul kostot e huamarrjes për sektorin privat dhe individët

Armela Duka/SCAN
Në ankandin e fundit, tregu i letrave me vlerë ka vijuar të tregojë një tendencë uljeje të yield-eve. Sipas të dhënave zyrtare, yield-i mesatar i ponderuar për bonot me maturim 12-mujor ka zbritur në 3%, duke u barazuar kështu për herë të parë me normën bazë të interesit. Rikujtojmë që në ankandin paraardhës kjo normë ishte 3.02%.
Sipas historikut të të dhënave për dy vitet e fundit, kjo normë vijon të jetë më e ulëta që nga korriku i vitit 2022, por për herë të parë është në nivel të njëjtë me normën bazë të interesit.
Nëse analizojmë detajet e ankandit vëmë re se kërkesa e investitorëve për pjesëmarrje ka qenë më e lartë se shuma e shpallur për financim.
Konkretisht, shuma e shpallur për financim ishte 8 mld lekë, ndërsa vlera totale e kërkesave në ankand arriti në mbi 11.1 miliardë lekë.
Ndërkohë gjatë këtij ankandi, në mënyrë të ngjashme më ankandet e zhvilluara në muajt gusht dhe shtator, Ministria e Financave ka rritur shumën e huamarrjes në 9.2 miliardë lekë.
Në aspektin ekonomik, rënia e yield-it mesatar sjell edhe uljen e kostove të huamarrjes për sektorin privat dhe individët.
Sondazh

62.000 përfitues në vit nga skema e ndihmës ekonomike - Pr/buxheti 2025: Synohet punësim i individëve në moshë pune
Ernilda Luzi/SCAN Në fushën e mbrojtjes sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të......

Qytetarët e RMV, duhanpirësit më të mëdhenj në rajon - Rreth 46% e të rriturve janë konsumatorë, ndjeshëm mbi mesataren e BE
Kristi Ceta/SCAN Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë deri tani konsumatorët më të mëdhenj të cigareve në rajon dhe në dhjetëshen e parë në......

“Pritet cilësi më e mirë e vajit të ullirit”/ Pedagogia Kyçyk: Çmimi do të varijojë nga 1000-1100 lekë
Fabjona Pasho/ SCAN Ndryshe nga një vit më parë, në tregun shqiptar nuk do të ketë mungesë të vajit të ullirit. Pavarësisht kushteve jo shumë të favorshme......

'Një mesazh shprese': 6 vende europiane premtojnë 130 milionë euro për të mbrojtur biodiversitetin
Edel Strazimiri / SCAN Gjashtë vende evropiane kanë premtuar para të reja për fondin kryesor të biodiversitetit në botë, i cili fitoi 200 milionë euro......

Buxheti faktik 2023/ Malaj: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve!
Komisioni për Ekonominë dhe Financat, shqyrtoi sot në cilësinë e komisionit përgjegjës, projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”, ku......

Bonus më i lartë për pensionistët në fundvit - “Nëndeklarim i pagave dëmtues i skemës së pensioneve”
Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe ministrin Blendi Gonxhja zhvilluan një takim me pensionistët në qarkun e......

Nisin punimet në rrugën Kombinat-Ndroq-Plepa - Në një pjesë të aksit automjetet shkëmbehen në një korsi
Hamit Yzeiraj/SCAN Një pjesë e aksit në rrugën e vjetër që lidhë Tiranën me Durrësin dhe anasjelltas po i nënshtrohet rikonstruktimit. Pjesa rrugore......

Rritet buxheti për rrugët - Projektet që financohen vitin që vjen. Nga korridori VIII, te bypass i Sarandës
Ola Mitre /SCAN Buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2025. Sipas projektbuxhetit të depozituar në Kuvend, për këtë......