Cilat janë taksat e reja në vitin 2025? - Akciza e duhanit dhe bastet online, shtesë të ardhurash në buxhet

Elisabeta Dosku/ SCAN
Ndonëse qeveria nuk ka hartuar një paketë të mirëfilltë fiskale për vitin 2025, për shkak se ndryshimet që parashikohen tek taksat janë pasqyruar në strategjinë afatmesme të të ardhurave, do të hyjnë në fuqi taksa të reja që janë miratuar më herët, të cilat do të sjellin më shumë fonde në buxhet.
Referuar relacionit të buxheti për vitin e ardhshëm, ndër masat e politikave fiskale të parashikuar në këtë buxhet janë ligje tatimore të miratuara në paketat e mëparshme dhe që sjellin efekte në të ardhura në vitin 2025, si dhe të ardhura nga efekti i politikave buxhetore.
Konkretisht, zbatim të ligjit për akcizat, lidhur me cigaret dhe duhanet, ka një kalendar për vitet 2022-2026 lidhur me rritjen e nivelit të akcizës çdo vit. Për vitin 2025 janë parashikuar të ardhura shtesë nga zbatimi i kalendarit të rritjes së akcizës në shumën prej 852 milionë lekë si dhe 20% TVSH mbi këtë shumë të rritur akcize.
Po ashtu, në buxhetin e të ardhurave të vitit 2025, janë parashikuar të gjenerohen 2 miliardë lekë shtesë nga zbatimi i ndryshimeve në ligjin “Për lojërat e fatit dhe kazinotë”, të cilat u miratuan gjatë këtij viti.
Të ardhurat shtesë të parashikuara, përfshijnë si taksat nacionale të programuara të regjistrimit të operatorëve që do operojnë në fushën e basteve sportive, edhe të ardhurat nga tatimi mbi lojërat e fatit-baste sportive online që do paguajnë subjektet që do licencohen.
Nga ana tjetër, nga data 1 korrik 2024 u zbatua reforma e dytë buxhetore e rritjes së pagave në administratën shtetërore. Rritja e fondit të pagave për administratën shtetërore ka efekt në të ardhurat nga tatimi mbi pagën dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për vitin 2025, janë parashikuar që 7 muajt e parë, efekti në të ardhura do të jetë 6,3 miliardë lekë, nga të cilat 2 miliardë lekë janë të ardhura nga tatimi mbi pagën dhe rreth 4,3 miliardë lekë janë të ardhurat nga kontributet.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

BE rrit tarifat për makinat elektrike kineze - Komisioni Evropian miraton taksa deri në 45% për të mbrojtur tregun vendas
Kristi Ceta/SCAN Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë deri në 45.3% në fund të hetimit tregtar......

Mali i Zi, 300 mln euro për burimet e rinovueshme - Kompania shtetërore njofton projekte të reja për energjinë e erës, diellore
Kristi Ceta/SCAN Ndërmarrja e energjisë elektrike në Malin e Zi, Elektropriveda Crne Gore, po planifikon të shpenzojë pothuajse 300 milionë euro në tre......

“Gazet serrë, nivele rekord në vitin 2023” - Sipas OKB, politikat aktuale nuk përmbushin dot objektivat klimatike të 2030
Kristi Ceta/SCAN Gazet serrë arritën nivele rekord në vitin 2023, duke shkaktuar rritje të temperaturave për vitet në vijim, tha organi i monitorimit......

Gjermani, pritet rënie e të ardhurave nga tatimet - Qeveria parashikon 12.6 miliardë euro më pak nga taksat deri në 2028
Kristi Ceta/SCAN Qeveria federale gjermane pret 12.6 miliardë euro më pak të ardhura nga taksat në pesë vitet deri në vitin 2028, në krahasim me......

Yield-i i bonove 12-mujore barazon normën bazë të interesit - Rënia, ul kostot e huamarrjes për sektorin privat dhe individët
Armela Duka/SCAN Në ankandin e fundit, tregu i letrave me vlerë ka vijuar të tregojë një tendencë uljeje të yield-eve. Sipas të dhënave zyrtare,......

62.000 përfitues në vit nga skema e ndihmës ekonomike - Pr/buxheti 2025: Synohet punësim i individëve në moshë pune
Ernilda Luzi/SCAN Në fushën e mbrojtjes sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të......

Qytetarët e RMV, duhanpirësit më të mëdhenj në rajon - Rreth 46% e të rriturve janë konsumatorë, ndjeshëm mbi mesataren e BE
Kristi Ceta/SCAN Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë deri tani konsumatorët më të mëdhenj të cigareve në rajon dhe në dhjetëshen e parë në......

“Pritet cilësi më e mirë e vajit të ullirit”/ Pedagogia Kyçyk: Çmimi do të varijojë nga 1000-1100 lekë
Fabjona Pasho/ SCAN Ndryshe nga një vit më parë, në tregun shqiptar nuk do të ketë mungesë të vajit të ullirit. Pavarësisht kushteve jo shumë të favorshme......