Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2024, 13:55

Nisin diskutimet në Kuvend për pr.buxhetin 2025 - Malaj: 514 milionë euro më shumë për qytetarët

Nga SCAN TV
Nisin diskutimet në Kuvend për pr.buxhetin 2025 - Malaj: 514

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Draftbuxheti i shtetit për vitin 2025 është prezantuar në Konferencën e Kryetarëve, duke i hapur rrugë diskutimeve në komisionet parlamentare përgjatë muajit në vijim. Në prezantimin e bërë, Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se fokusi do të jetë ruajtja e parametrave fiskalë dhe ulja  borxhit publik.

“Për vitin 2025 buxheti do të synojë të  kufizimin e deficit buxhetor në 2.6 % të PBB dhe vijojmë me uljen e borxhit, poshtë nivelin 56 për qind të PBB. Përsa i përket perespektivës ekonomike, në skenarin tonë bazë, parashikojmë një rritje ekomomike në 3.9 për qind, e cila do të gjenerohet nga konsumi privat dhe investimet tona totale në ekonomi.”

Sa i takon shpenzimeve, Ministri i Financave theksoi se buxheti arrin në 8.2 miliardë euro, me një rritje prej 514 milionë euro.

Do të vijohet me financimin e një vëllimi të konsiderueshëm të investimeve publike, mesatarisht në 6.1 për qind të PBB përgjatë periudhës 2025-2026, të cilat përqendrohen në financimin e  projekteve me rëndësi strategjike në kuadër të planit të BE”.

Ministri i Financave theksoi se objektivat e projektbuxhetit 2025, janë ruajtur parametrat makroekonomik fiskal që garantojnë një rritje të qëndrueshme afatmesme dhe si e tillë, sugjeroi që gjatë diskutimeve në komisione, çdo propozim për rritje të mbështetjes buxhetore të mbajë parasysh parametrat makroekonomikë fiskalë mbi të cilat është bazuar ky buxhet.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat