Shqipëria Postuar më 30 Tetor 2024, 18:50

KE miraton paketën e zgjerimit/ Várhelyi: Ndihma financiare, sa 1/3 e PBB-së së vendeve të Ballkanit Perëndimor

Nga SCAN TV
KE miraton paketën e zgjerimit/ Várhelyi: Ndihma financiare, sa 1/3

Ola Mitre / SCAN

Pak para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, Komisioni Evropian miratoi dhe bëri publike paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e përfshira në procesin e integrimit.  Në konferencën për shtyp, të mbajtur nga Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe Komisioneri Olivér Várhelyi u evidentua çelja e negociatave për grup kapitullin e parë me Shqipërinë, si dhe ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e unionit.

Sipas Varhelit, 6 vendet do të përfitojnë ndihmë financiare sa 1/3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto të të gjithë rajonit.

Ndwrkaq, plani i rritjes i miratuar nga Bashkimi Evropian kap një vlerë prej 6 mld euro, ndërsa përfitues janë të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.

Nga plani i rritjes prej 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jenë grante dhe 4 miliardë euro do të jenë kredi. Ndërkohë që nga ky fond Shqipëria pritet të përfitojë deri në 2027-ën afro 922 milionë euro. Shpesh herë BE e ka bërë të qartë se fondet do të jepen me ‘kushte’ pasi do të duhet të hartohen projekte të mirë studiuara për të përfituar nga këto fonde.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat