Komisioni Europian publikon progresraportin për vitin 2023/ Kritika, ndryshimit të buxhetit me Akt Normativ. Problem, ekonomia informale

Ola Mitre / SCAN
Komisioni Europian ka publikuar progres raportin për Shqipërinë, mbi ecurinë e reformave, duke evidentuar dhe analizuar progresin e arritur në fusha të caktuara për secilin kapitull. Sa i takon pjesës ekonomike, sipas dokumentit ekonomia e Shqipërisë regjistroi rritje të fuqishme dhe me bazë relativisht të gjerë. “Pas tkurrjes në 2020 dhe rikthimit të fuqishëm në 2021 dhe 2022, me ritme rritjeje përkatësisht 8.9% dhe 4.9%, zgjerimi i ekonomisë u ngadalësua, por mbeti i fortë në 3.4% në 2023”, - thuhet në dokument.
Po ashtu, konsolidimi fiskal vazhdoi në vitin 2023, me një deficit buxhetor të ngushtuar, një bilanc primar pozitiv dhe një raport të borxhit publik që vazhdoi të bjerë. Gjithsesi, në raport kritikohen ndryshimet që iu bënë buxhetit përgjatë vitit. “Në dhjetor 2023, Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2024. Megjithatë, në shkurt dhe më pas në gusht 2024, Këshilli i Ministrave miratoi një Akt Normativ për ndryshimin e buxhetit, i cili bie ndesh me angazhimin për të përdorur procesin e rregullt legjislativ për ndryshimet buxhetore”, - thuhet në proges raport.
Po ashtu, Komisionit Europian klima e biznesit pengohet nga një ekonomi e madhe informale. “Ekonomia informale mbetet e përhapur, duke ndikuar në konkurrencën e ndershme mes bizneseve. INSTAT vlerëson se punësimi informal zë 29.4% të punësimit total, pa përfshirë sektorin e bujqësisë”,- thuhet në dokument, duke shtuar se mungesa e efikasitetit në administratën publike, një kuadër rregullator i tepruar dhe korrupsioni paraqesin sfida të mëtejshme për klimën e biznesit. “Korrupsioni vazhdon të paraqesë sfida për bizneset, megjithëse historia e hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit të nivelit të lartë është përmirësuar paksa”, - shtohet më tej, duke cilësuar sfidë për bizneset edhe mungesën e fuqisë punëtore.
Ndërkaq, sipas raportit është bërë progres në menaxhimin e investimeve publike dhe menaxhimin e financave publike. Po ashtu, politikat makroekonomike vlerësohen sit ë përshtatshme, duke mbështetur stabilitetin dhe rritjen makroekonomike. “Politikat makroekonomike ishin efektive në uljen e ndjeshme të inflacionit duke ruajtur rritjen e fuqishme ekonomike”, - thuhet në raport.
Sa i takon cilësisë së infrastrukturës, vlerësohet rritja e investimeve dhe disa përparime në projektet infrastruktutore. “Shqipëria rriti përpjekjet e saj për të bërë përparim në ndërtimin e rrugëve, veçanërisht në zonat turistike, dhe në projektet e infrastrukturës hekurudhore, duke synuar përmirësimin e lidhjes ndërrajonale dhe infrastrukturës tregtare”, - vlerëson raporti.
Sondazh

Nisin diskutimet në Kuvend për pr.buxhetin 2025 - Malaj: 514 milionë euro më shumë për qytetarët
Elisabeta Dosku/ SCAN Draftbuxheti i shtetit për vitin 2025 është prezantuar në Konferencën e Kryetarëve, duke i hapur rrugë diskutimeve në komisionet......

Shqipëria do të ketë forcën e saj rezerviste - Ministri Vëngu: Fond 15.5 mln euro nga buxheti për vitin 2025
Diamila Leka/Scan Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, është miratuar projektligji “Për funksionimin dhe organizimin e forcës rezerviste”.......

“Investitorët e huaj, të barabartë me ata vendas” - Plaku: Lehtësitë fiskale e kanë kthyer Shqipërinë në vend strategjik për investime
Ledina Elezi / SCAN Një investitor i huaj në Shqipëri trajtohet njëlloj me një investitor vendas. Në një intervistë për Televizionin SCAN, drejtoresha......

Shqipëria, rritjen më të lartë të vizitorëve në Europë - Barometri, Rama: “Medalje e artë” edhe për arkëtimet nga turizmi
Elisabeta Dosku/ SCAN Shqipëria kryeson në klasifikimin europian për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe renditet e dyta në botë pas......

Sezoni i ullirit, “ikin në Greqi për 60-70 euro/dita” - Fermerët shqiptarë joshen nga ofertat e punës në vendin fqinj
Hamit Yzeiraj/SCAN Teksa i afrohemi sezonit të vjeljes së ullirit, në vend vuhet shumë mungesa e fuqisë punëtore për shkak se individët në zonat rurale......

Si firmat europiane po investojnë në mënyrë indirekte miliona euro në zgjedhjet në SHBA?!
Korporatat europiane kanë derdhur në mënyrë indirekte rreth 14.3 milionë dollarë (13.2 milionë euro) fonde drejt fushatave elektorale në SHBA gjatë ciklit......

Kredia për ekonominë ngadalëson “hapin” në Shtator - Përgjatë një muaji u rrit me vetëm 0.1%, ose me rreth 558 milionë lekë
Xhorxhina Deda/SCAN Së fundmi ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm......

Cilat projekte të reja do të financohen nga buxheti? - Në 2025, 14,745 mld lekë për ndërtimin e Portit Tregtar të Integruar të Durrësit
Dorian Koça/SCAN Në projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, krahas projekteve që kanë nisur, do të financohen edhe një sërë projektesh të reja.......