Shqipëria Postuar më 12 Janar 2023, 12:34

Korça ndriçohet me ‘drita inteligjente’ – Shpallet tenderi prej 78 milionë lekë!

Nga SCAN TV
Korça ndriçohet me ‘drita inteligjente’ –

Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur tenderin për ‘Shfrytëzimin inteligjent të energjisë (Projekti i eficencës së energjisë) për qytetin e Korçës.

Sipas njoftimit fondi limit i projektit është 78.357.756 lekë pa tvsh dhe në të përfshihen instalime inxhienerike elektrike dhe të pajisjeve të ndriçimit rrugor për të gjithë qytetin dhe rrugët kryesore të tij.

APP njofton gjithashtu se kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 6 muaj si dhe se afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 30 janar 2023 ora 11:00 .

E . S / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat