Vera si cigarja, dëmton rëndë shëndetin! - BE kërkon etiketa paralajmëruese tek çdo shishe

Vera si cigaret, në etiketat e shisheve të verës, birrës dhe pijeve alkoolike do të mund të vendosen paralajmërime të tipit: konsumi i alkolit shkakton sëmundje të mëlcisë. Por dhe: Alkoli dhe tumoret vdekjeprurës janë të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë.
E gjithë kjo falë dritës jeshile të Bashkimit Europian për një normë që është kërkuar nga Irlanda. Masa u prezantua nga qeveria e këtij vendi në Bruksel në qershor të vitit të kaluar. Tashmë pas periudhës së moratoriumit që skadoi në fund të dhjetorit 2022 – vjen dhe konfirmimi sipas të cilit autoritetet kombëtare mund të miratojnë ligjin. Kjo mbështetje vjen pavarësisht kundërshtimeve të Italisë, Francës, Spanjës dhe gjashtë vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian, të cilët e konsiderojnë masën si një barrierë për tegun e brendshëm. Gjithashtu komisioni evropian deklaroi se po ndërmerren iniciativa të përbashkëta për vendosjen e etiketave në ambalazhin e pijeve alkoolike në kuadër të luftës kundër kancerit.
Sipas Dublinit konsumi i tepruar i pijeve alkolike konsiderohet si një emergjencë sanitare kombëtare në Irlandë dhe justifikojnë etiketat që duhet të përmbajnë: një paralajmërim për dëmet nga konsumi i alkolit, një paralajmërim për lidhjen e drejtpërdrejtë të tij me tumoret vdekjeprurëse, sasinë në gramë të alkolit e jo më atë më përqindje, kaloritë, një grafik për rreziqet për shtatzaninë, dhe një link që lidhet me informacione të përditësuara mbi alkolin dhe shëndetin. Disa vende e kanë kundërshtuar këtë masë pasi krijon fragmentizim në tregun e brendshëm dhe është i tepruar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Ndëshkohet” ministri i financave në Kosovë - Tejkalim kompetencash, Hekuran Murati merr vetëm gjysmën e pagës prej 3 muajsh
Është përgjegjësi i Kuletës Shtetërore. Por ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, prej disa muajsh merr gjysmën e pagës që i takon nga vetë......

Bitcoin ‘kërcen’ në nivelin më të lartë në një muaj ndërsa avokatët e FTX rikuperojnë 5 miliardë dollarë!
Bitcoin të enjten u rrit në çmimin e tij më të lartë në gati një muaj, ndërsa tregtarët vunë bast për një ulje të inflacionit në SHBA dhe përpunuan lajmet se......

Rusia po humbet 160 milionë euro në ditë si pasojë e sanksioneve – Pse mund të arrijë deri në 280 milionë pas 5 shkurtit?!
Rusia, eksportuesi më i madh në botë i naftës, po humbet rreth 160 milionë euro në ditë për shkak të ndikimit të kombinuar të embargos së gjerë të naftës të......

Sondazhi: Gati gjysma e europianëve thonë se standardet e tyre të jetesës ‘tashmë’ janë ulur!
Kriza e kostos së jetesës e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, kriza e energjisë, rritja e inflacionit dhe pandemia e koronavirusit është bërë shqetësimi më i......

Rritje masive e emigrantëve në Itali, pavarësisht 'bllokadës detare' të kryeministres Meloni!
Ardhja e emigrantëve në Itali është rritur me më shumë se 50% që kur kryeministrja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni mori detyrën në fund të tetorit të......

Dollari vijon qëndrueshmërinë - Tregjet presin inflacionin në SHBA që publikohet ditën e sotme
Dollari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Inflacioni në SHBA parashikohet të jetë ngadalësuar në 6.5%
Tregjet europiane e kanë nisur në rritje edhe sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se inflacioni në SHBA do të jetë ngadalësuar gjatë muajit dhjetor.......

Nafta, në nivelin më të lartë që nga 30 dhjetori - Mbështetet nga rihapja e Kinës dhe nga sanksionet e BE ndaj naftës ruse
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të katërtin sesion me radhë. Çmimet janë mbështetur nga pritshmëritë se kërkesa......