“Ndëshkohet” ministri i financave në Kosovë - Tejkalim kompetencash, Hekuran Murati merr vetëm gjysmën e pagës prej 3 muajsh

Është përgjegjësi i Kuletës Shtetërore. Por ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, prej disa muajsh merr gjysmën e pagës që i takon nga vetë institucioni që ai drejton.
Kjo ndodhi pas vendimit të tij për të hapur konkursin për postin e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, vendim ky, që sipas ligjit nuk i takon ministrisë së Financave.
Edhe pas paralajmërimeve të Këshillit Të Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbyesve Civilë që të anulohet ai konkurs, ministri Murati nuk e bëri një veprim të tillë. Prandaj, që nga muaji tetor i vitit të kaluar, me vendim të Këshillit, ministrit Murati iu reduktua paga me 50% si masë ndëshkuese.
Vendimin e Këshillit e mbështesin edhe njohësit e ligjit në vend. Juristi Asdren Bytyqi, thotë që ligji për Shërbyesit Civilë përcakton se Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për konkursin e ATK-së.
Vendimi për zbritje 50% në pagë do të jetë në fuqi deri sa ministri Murati të zbatojë kërkesën e Këshillit Të Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbyesve Civilë për konkursin në fjalë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Bitcoin ‘kërcen’ në nivelin më të lartë në një muaj ndërsa avokatët e FTX rikuperojnë 5 miliardë dollarë!
Bitcoin të enjten u rrit në çmimin e tij më të lartë në gati një muaj, ndërsa tregtarët vunë bast për një ulje të inflacionit në SHBA dhe përpunuan lajmet se......

Rusia po humbet 160 milionë euro në ditë si pasojë e sanksioneve – Pse mund të arrijë deri në 280 milionë pas 5 shkurtit?!
Rusia, eksportuesi më i madh në botë i naftës, po humbet rreth 160 milionë euro në ditë për shkak të ndikimit të kombinuar të embargos së gjerë të naftës të......

Sondazhi: Gati gjysma e europianëve thonë se standardet e tyre të jetesës ‘tashmë’ janë ulur!
Kriza e kostos së jetesës e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, kriza e energjisë, rritja e inflacionit dhe pandemia e koronavirusit është bërë shqetësimi më i......

Rritje masive e emigrantëve në Itali, pavarësisht 'bllokadës detare' të kryeministres Meloni!
Ardhja e emigrantëve në Itali është rritur me më shumë se 50% që kur kryeministrja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni mori detyrën në fund të tetorit të......

Dollari vijon qëndrueshmërinë - Tregjet presin inflacionin në SHBA që publikohet ditën e sotme
Dollari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Inflacioni në SHBA parashikohet të jetë ngadalësuar në 6.5%
Tregjet europiane e kanë nisur në rritje edhe sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se inflacioni në SHBA do të jetë ngadalësuar gjatë muajit dhjetor.......

Nafta, në nivelin më të lartë që nga 30 dhjetori - Mbështetet nga rihapja e Kinës dhe nga sanksionet e BE ndaj naftës ruse
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të katërtin sesion me radhë. Çmimet janë mbështetur nga pritshmëritë se kërkesa......

Rritja e moshës së pensionit: Sindikatat franceze bëjnë thirrje për grevë!
Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojnë më gjatë dhe për këtë arsye të kontribuojnë më gjatë në fondin e pensioneve përpara se të dalin në......