Rritja e moshës së pensionit: Sindikatat franceze bëjnë thirrje për grevë!

Presidenti Emmanuel Macron dëshiron që francezët të punojnë më gjatë dhe për këtë arsye të kontribuojnë më gjatë në fondin e pensioneve përpara se të dalin në pension. Qeveria franceze dëshiron të sigurojë nëpërmjet reformës që në punë të qëndrojnë më shumë të moshuar se më parë. Në fund të vitit 2021, vetëm 36 për qind e njerëzve të moshës 60 deri në 64 vjeç ende punonin.
Duke rritur moshën e pensionit, Franca po ndjek disi edhe sistemin gjerman të pensioneve. Në Gjermani, mosha normale e pensionit do të rritet gradualisht në 67 vjeç deri në vitin 2031. Ndërsa Macron është i bindur se reforma e pensioneve është e drejtë, pakënaqësia po shfaqet te opozita dhe sindikatat.
Në Francë, sindikatat po përgatiten për betejë për të protestuar kundër reformës së pensioneve të shpallur nga Presidenti Emmanuel Macron. Tashmë janë paralajmëruar greva për javën e ardhshme.
Qeverisë nuk i bënë përshtypje njoftimet e sindikatave: "Ne nuk po përgatitemi për një mobilizim masiv", tha zëdhënësi i qeverisë Olivier Véran. Projekti i reformës së pensioneve është në tavolinë, tani duhet shpjeguar dhe arsyetuar, shtoi ai. Më 23 janar, projektligji duhet të paraqitet në kabinetin qeveritar dhe të miratohet para verës.
Edhe te ekonomistët francezë me sa duket nuk ka dakordësi për reformën e pensioneve. Gjatë një debati në Radio France, ekonomisti liberal Jean-Marc Daniel tha se do të ishte e mençur të ndiqni planet gjermane të pensioneve.
Partneri i tij i diskutimit, ekonomisti Thomas Porcher, shprehu një pikëpamje të ndryshme. Ai e konsideroi shembullor sistemin francez të pensioneve dhe theksoi se Franca ka shkallën më të ulët të varfërisë mes pensionistëve. Sipas tij, "nëse Gjermania nxiton drejt fatkeqësisë, ne nuk duhet ta ndjekim pas”. Ai e arsyetoi opinionin e tij negativ për sistemin gjerman të pensioneve me faktin se personat që pushojnë së punuari në moshën 62-vjeçare për arsye shëndetësore apo të tjera, në të ardhmen do të marrin më pak pension sipas sistemit të ri.
Reforma planifikon të rrisë gradualisht moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç deri në vitin 2030. Pensioni minimal duhet të rritet me 100 euro për të arritur në 1200 euro. Periudha gjatë së cilës francezët duhet të kontribuojnë në fondin e pensioneve për të marrë një pension pa zbritje pritet gjithashtu të rritet: 43 vjet deri në vitin 2027.
Fondi francez i pensioneve mund të përballet me një deficit prej 20 miliardë eurosh deri në vitin 2030, frikësohet qeveria. Gjatë fushatës zgjedhore, Macron ishte premtuar një përpjekje të re për reformën e pensioneve. Përpjekja e parë dështoi në mandatin e fundit për shkak të protestave të dhunshme dhe të vazhdueshme. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Si Kazakistani mund të furnizojë me naftë Gjermaninë?!
Kazakistanit i lejohet, sipas deklaratave të veta, të përdorë infrastrukturën e tubacioneve ruse për transportin e naftës në Europë. "Ne kemi konfirmim gojor,"......

Dollari drejt rikuperimit ndërsa monedha europiane humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes edhe pse jo të konsiderueshme në raport me një ditë më parë teksa blihet sot me 107.8 lekë dhe shitet me......

The Central Election Commission website costs $9.5 million! Actions are taken to ensure security before local elections
Five months before the local elections, the Central Election Commission has decided to invest on their official website by adding security measures through......

Administrata tatimore kërkesë për Tatimpaguesit e Mëdhenj – Bën thirrje për përgatitjen dhe dorëzimin e inventarëve
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Faqen zyrtare, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju ka bërë kërkesë tatimpaguesve të mëdhenj për dorëzimin e......

Kërcënimet moderne, Shqipëria ‘celula inteligjence’ në shtetet e tjera - Ndryshon ligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes
Realiteti i ri global i shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, ndryshimet e brendshme në legjislacionin për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por......

Borxhi i brendshëm, më i lirë për qeverinë - Interesat e instrumenteve me afat maturimi 6-mujor 4.57%, nga 4.64% në ankandin e fundit
Tendenca rënëse e normave të interesit të bonove të thesarit është konfirmuar edhe më tej gjatë ankandeve të së martës, kësaj here te instrumentet me afat......

“Koordinim mes politikave monetare dhe fiskale” - Sejko në Forumin për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, organizuar nga ”Euromoney”
Gjatë fjalës së tij në Forumin për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, një aktivitet i përvitshëm i "Euromoney", Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent......

KQZ i kushton 9 milionë lekë faqja e internetit - Merren masat para zgjedhjeve vendore, sigurie edhe ndaj sulmeve
Pesë muaj para zgjedhjeve vendore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mirëmbajë faqen e internetit duke shtuar masat e sigurisë nëpërmjet shërbimeve......