Borxhi i brendshëm, më i lirë për qeverinë - Interesat e instrumenteve me afat maturimi 6-mujor 4.57%, nga 4.64% në ankandin e fundit

Tendenca rënëse e normave të interesit të bonove të thesarit është konfirmuar edhe më tej gjatë ankandeve të së martës, kësaj here te instrumentet me afat maturimi 6 mujor. Në ankandin e kësaj jave ato u blenë nga investitorët me normën mesatare të ponderuar prej 4.57%, nga 4.64% në ankandin e 25 nëntorit të vitit të shkuar. Tendenca rënëse është e ngjashme me atë të bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor.
Norma e interesit të bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor arritën kulmin në ankandin e 15 nëntorit të vitit të shkuar, për të shënuar rënie në ankandet e radhës. Ato ranë në 5.8% në ankandin pasues të zhvilluar më 25 nëntor, ndërkohë që në ankandin e fundit për vitin 2022, të zhvilluar më 27 dhjetor, ato u shitën me normë mesatare prej 5.47%. trendi rënës vijoi edhe në ankandin e parë për këtë vit, të zhvilluar më 4 janar në vlerën 5.34%.
Rënia e interesave të bonove të thesarit vjen pas shtimit të vëmendjes ndaj tyre me thirrjen e Kryeministrit Rama ndaj qytetarëve për të investuar në instrumentat e borxhit qeveritar, gjë që u shoqërua me veprime konkrete nga ana e Bankës së Shqipërisë, e cila hapi sportele për këtë qëllim në 6 qytete, Elbasan, Gjirokastër, Korccë, Lushnje dhe Shkodër.
Ftesë që nuk u përkthye në rritje të fortë të pranisë së individëve në këtë treg, i dominuar kryesisht nga bankat tregtare. Ndërkaq, shenjat se inflacioni mund të stabilizohet duke bërë që Banka e Shqipërisë të mos ndërmarrë më rritje të normës bazë të interesave duke se po ndikojnë edhe në zbutjen e normave të interesave të bonove të thesatrit.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

“Koordinim mes politikave monetare dhe fiskale” - Sejko në Forumin për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, organizuar nga ”Euromoney”
Gjatë fjalës së tij në Forumin për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, një aktivitet i përvitshëm i "Euromoney", Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent......

KQZ i kushton 9 milionë lekë faqja e internetit - Merren masat para zgjedhjeve vendore, sigurie edhe ndaj sulmeve
Pesë muaj para zgjedhjeve vendore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mirëmbajë faqen e internetit duke shtuar masat e sigurisë nëpërmjet shërbimeve......

Skema e re për “kapjen” e korrupsionit në shtet - Pr.ligji/ Audituesit e brendshëm më shumë fuqi. Institucioneve u bllokohen fondet
Auditi i brendshëm i financave publike është shumë larg standardeve që duhet të jetë duke krijuar hapsira për abuzime me paratë e taksapaguesve në çdo......

Shqipëria “i heq pasaportën” kompanisë “Aleat” - Koncesioni nuk rinovohet, prodhimi i kalon kompanisë shtetërore
Koncensionari “Aleat” që ofron shërbimin e tij prej 16 vitesh në vendin tonë për prodhimin e dokumentave biometrike, pasaportë dhe kartë identiteti, nuk do të......

Shqipëria, skemë sigurimi edhe për bletët! - Regjistrohen parqet e bletarëve, krijohet “Regjistri i Mbretëreshave”
Sektori i bletarisë i cili deri më tani ka qenë jashtë optikës së Ministrisë së Bujqësisë, për herë të parë do të jetë i kontrolluar tërësisht nga......

Vetëprodhuesit e energjisë, matje vjetore - Pas zvarritjeve, pr.ligji mbërrin në Kuvend: Si do aplikohet skema e re!
Pas shumë zvarritjesh, projektiligji “Për nxitjen e përodrimit nga burimet e rinovueshme të energjisë” ka mbërritur në Kuvend, ndërsa përcakton se klientët që......

Qeveria s’ka fonde për panelet e ngrohjes së ujit! - Balluku: 8 mln euro për 22 mijë familje. Buxheti në dispozicion mjafton për vetëm 10 mijë
Qeveria nuk e ka fondin e nevojshëm për financimin e 22 mijë familjeve për instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Teksa bëri prezantimet e......

Autoriteti i Aviacionit Civil publikon shifrën – Ja sa pasagjerë kanë udhëtuar në vitin 2022
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë me dije se 5.2 milion pasagjerë kanë udhëtuar në vitin 2022, +56%......