Vetëprodhuesit e energjisë, matje vjetore - Pas zvarritjeve, pr.ligji mbërrin në Kuvend: Si do aplikohet skema e re!

Pas shumë zvarritjesh, projektiligji “Për nxitjen e përodrimit nga burimet e rinovueshme të energjisë” ka mbërritur në Kuvend, ndërsa përcakton se klientët që prodhojnë energji nga panelet diellore për qëllime autokonsumatore do t’i nënshtrohen skemës vjetore të matjes, duke ndryshuar atë aktualen që parashikon netim mujor.
Në dispozitat kalimtare specifikohet se neni ku përfshihen të gjitha ndryshimet që prekin vetëprodhuesit e energjisë do të nisë zbatimin nga data 1 janar 2024. Por, sipas dokumentit, deri në këtë datë klientët privatë apo publike si dhe klientët familjarë mund të instalojnë një kapacitet total deri në 500 kW për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij dhe të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.
“Këta klientë përfitojnë sipas skemës së matjes neto të energjisë dhe duhet të instalojnë me shpenzimet e tyre një matës me dy drejtime. Bilanci neto dhe faturimi bëhen në baza vjetore për secilën pikë matëse’,-shtohet më tej.
Aplikimi i kësaj skeme ka kohë që kërkohet nga bizneset dhe grupet e interesit, teksa viti që lamë pas shënoi një kërkesë në rritje për instalimin e këtyre impianteve, si pasojë e çmimeve tejet të larta e të papërballueshme të energjisë elektrike. Ndërkaq, qeveria nuk pranoi kërkesën tjetër të binzesve, për rritjen e kapacitetit të lejuar për t’u instaluar, duke e lënë në 500 kW apo 0.5 MW.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Qeveria s’ka fonde për panelet e ngrohjes së ujit! - Balluku: 8 mln euro për 22 mijë familje. Buxheti në dispozicion mjafton për vetëm 10 mijë
Qeveria nuk e ka fondin e nevojshëm për financimin e 22 mijë familjeve për instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Teksa bëri prezantimet e......

Autoriteti i Aviacionit Civil publikon shifrën – Ja sa pasagjerë kanë udhëtuar në vitin 2022
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë me dije se 5.2 milion pasagjerë kanë udhëtuar në vitin 2022, +56%......

Putin po ‘ndjen’ sanksionet: Rusia merr hua rekord prej 56 miliardë dollarësh!
Deficiti buxhetor i Rusisë u zgjerua për të arritur nivele rekord në dhjetor pasi sanksionet goditën të ardhurat nga eksporti i naftës dhe Vladimir Putin u......

BQE, pranë fundit të rritjeve të normave të interesit - Inflacioni në eurozonë do fillojë të ulet në muajin mars
Anëtari i këshillit drejtues të Bankës Qendrore Europiane, Mario Centeno, u shpreh se procesi aktual i rritjes së normave të interesit po i afrohet fundit.......

Lufta kundër inflacionit në SHBA - FED ka nevojë për pavarësi dhe shmangie të politikave sociale
Pavarësia e Rezervës Federale nga ndikimi politik është thelbësore për aftësinë e saj në luftën kundër inflacionit, deklaroi kreu i institucionit, Jerome......

“Errësohet” ekonomia gjermane - 40% e sipërmarrjeve paralajmërojnë rënie të prodhimit
Katër sipërmarrje gjermane në dhjetë parashikojnë një kontraktim të aktivitetit të tyre gjatë vitit 2023, sipas një sondazhi të publikuar nga Instituti gjerman......

Eksportet greke, nivele rekord - Rritja e çmimeve globale, një nga arsyet kryesore
Eksportet greke arritën një nivel historik në periudhën janar-nëntor 2022, që do të thotë se viti i kaluar ka vendosur një rekord të ri. Në një farë mase,......

Çmime rekord në Kroaci për shkak të euros - Ultimatumi i qeverisë: Deri të premtem të kthehen siç ishin
Bëhen gjithnjë e më të vështira blerjet e përditshme për kroatët. Hyrja në fuqi e euros, në 1 janar 2023 ka shkaktuar një rritje cmimesh të konsiderueshme.......