Shqipëria Postuar më 11 Janar 2023, 13:39

Qeveria s’ka fonde për panelet e ngrohjes së ujit! - Balluku: 8 mln euro për 22 mijë familje. Buxheti në dispozicion mjafton për vetëm 10 mijë

Nga SCAN TV
Qeveria s’ka fonde për panelet e ngrohjes së ujit! - Balluku: 8

Qeveria nuk e ka fondin e nevojshëm për financimin e 22 mijë familjeve për instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Teksa bëri prezantimet e projekteve që do të zbatohen gjatë këtij viti, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se fondi në dispozicion, së bashku me 2000 familjet e mbështetura në fazën e parë do të jetë 8 mln euro.

Por, sipas përllogaritjeve të TV SCAN ky fond mjafton për financimin e më pak se gjysmës së familjeve që deklarohen. Referuar listës së subjekteve të kualifikuara nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë, për ofrimin e shërbimit të shitjes dhe instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit, mesatarisht një panel shkon 130 000 lekë, nga të cilat 91 mijë lekë apo rreth 780 euro duhet të mbulohen nga shteti. Kjo do të thotë se për të financuar 22 mijë familje do të nevojitej që fondi në dispozicion të ishte rreth 17.1 mln euro.

Ndërkohë që, shuma e deklaruar nga Balluku është e mjaftueshme për vetëm rreth 10 mijë familje apo 12 mijë më pak nga sa thuhet se do të mund të mbështeten. Skema për instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit nisi aplikimin në fund të vitit të kaluar, si një politikë për reduktimin e konsumit të energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë dhe përmirësimin e furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat