Lufta kundër inflacionit në SHBA - FED ka nevojë për pavarësi dhe shmangie të politikave sociale

Pavarësia e Rezervës Federale nga ndikimi politik është thelbësore për aftësinë e saj në luftën kundër inflacionit, deklaroi kreu i institucionit, Jerome Powell. Sipas tij, situata kërkon qëndrimin jashtë çështjeve si ndryshimi i klimës që janë përtej mandatit të saj të vendosur në kongresin amerikan.
Ai tha se rivendosja e stabilitetit të çmimeve kur inflacioni është i lartë mund të kërkojë masa që nuk janë të njohura në periudhën afatshkurtër, pasi rritja e normave bëhet për të ngadalësuar ekonominë. Sipas tij mungesa e kontrollit të drejtpërdrejtë politik mbi vendimet lejon marrjen e këtyre masave të nevojshme, pa marrë parasysh faktorë politikë afatshkurtër.
Powell theksoi se FED duhet t’i përmbahet objektivit të saj dhe të mos humbasë kohë në ndjekje të përfitimeve të perceptuara sociale që nuk janë të lidhura ngushtë me qëllimet dhe autoritetet statutore.
Megjithëse Powell tha se fuqitë rregullatore të Fed i japin asaj një rol "të ngushtë" për të siguruar që institucionet financiare "të menaxhojnë siç duhet" rreziqet me të cilat përballen nga ndryshimet klimatike, ai shtoi se Fed nuk është dhe nuk do të jetë një politikbërës klimatik.
Ai sqaroi se pa legjislacion të qartë të kongresit, do të ishte e papërshtatshme që të përdoret politika monetare e FED ose mjetet mbikëqyrëse për të promovuar një ekonomi më të gjelbër ose për të arritur qëllime të tjera të bazuara tek klima.
Komentet e Powell, veçanërisht për ndryshimin e klimës, nuk janë të reja.
Por deklarimi i rradhës u cilësua më i ashpër në kuadrin e vërejtjeve të tij të para publike që kur Partia Republikane e SHBA vendosi një nga anëtarët e saj si Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve dhe filloi zgjedhjen e kryetarëve të rinj për komitetet që mbikëqyrin operacionet e qeverisë federale, përfshirë Fed.
Powell, tani në vitin e tij të pestë si kryetar i Fed-it, i ka dhënë një prioritet të lartë ndërtimit të marrëdhënieve të forta me zyrtarët e zgjedhur nga të dyja partitë kryesore të SHBA-së, por u përball me kritika nga disa republikanë për lejimin që Fed të largohej nga përgjegjësitë e saj kryesore, në fusha si ndryshimi i klimës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Errësohet” ekonomia gjermane - 40% e sipërmarrjeve paralajmërojnë rënie të prodhimit
Katër sipërmarrje gjermane në dhjetë parashikojnë një kontraktim të aktivitetit të tyre gjatë vitit 2023, sipas një sondazhi të publikuar nga Instituti gjerman......

Eksportet greke, nivele rekord - Rritja e çmimeve globale, një nga arsyet kryesore
Eksportet greke arritën një nivel historik në periudhën janar-nëntor 2022, që do të thotë se viti i kaluar ka vendosur një rekord të ri. Në një farë mase,......

Çmime rekord në Kroaci për shkak të euros - Ultimatumi i qeverisë: Deri të premtem të kthehen siç ishin
Bëhen gjithnjë e më të vështira blerjet e përditshme për kroatët. Hyrja në fuqi e euros, në 1 janar 2023 ka shkaktuar një rritje cmimesh të konsiderueshme.......

Shteti ku qepa kushton 3 herë më shtrenjtë se pula! - Shkak, moti i keq dhe kontrabanda
Qepët e thata kushtojnë pothuajse tre herë më shumë se pula në Filipine. Qepët e kuqe dhe të bardha shiteshin deri në 600 pesos, ose 10.5 euro për kilogram të......

Banka Botërore ul parashikimet e saj të rritjes për vitin 2023: Globi është 'rrezikshëm afër' recesionit!
Banka Botërore uli parashikimet e saj të rritjes globale nga parashikimet që bëri në mesin e vitit 2022 për shkak të asaj që ajo e sheh si përkeqësim të gjerë......

Pse ky vend europian po përballet me ‘ditën e llogarisë’ për çmimet e banesave?!
Çmimet e pronave të Suedisë po përballen me një rënie serioze pasi ish-guvernatori i bankës qendrore të vendit paralajmëroi për nivele të larta të borxhit të......

Çfarë ka ndodhur me shpenzimet globale të lojërave celulare gjatë vitit 2022?!
Shpenzimet për lojërat celulare ranë vitin e kaluar pasi konsumatorët u bënë më të kursyer me vendimet e tyre të blerjeve në përgjigje të inflacionit në......

OKB jep lajmin e mirë: Shtresa e ozonit do të ‘shërohet’ brenda disa dekadave!
Sipas një vlerësimi të ri të OKB-së, shtresa e ozonit është në rrugën e duhur për t'u rikuperuar brenda katër dekadave. Emetimet njerëzore të disa kimikateve......