Europa Postuar më 11 Janar 2023, 12:17

Eksportet greke, nivele rekord - Rritja e çmimeve globale, një nga arsyet kryesore

Nga SCAN TV
Eksportet greke, nivele rekord - Rritja e çmimeve globale, një nga

Eksportet greke arritën një nivel historik në periudhën janar-nëntor 2022, që do të thotë se viti i kaluar ka vendosur një rekord të ri.

Në një farë mase, rritja e madhe e vlerës së eksporteve greke vjen si pasojë e rritjes së çmimit të shitjes së mallrave, që rrjedh nga rritja e çmimeve globale. Këto rritje, të kombinuara me rimëkëmbjen e plotë të aktivitetit ekonomik në vitin 2022 dhe varësinë e madhe që Greqia ka ende nga importet, ka bërë që jo vetëm eksportet të rriten, por edhe deficiti tregtar, i cili i kapërceu shifrën e 35 miliardë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti i Statistikave Greke – ELSTAT - vlera totale e eksporteve në nëntor të 2022-shit shkoi në 4.73 miliardë euro, duke u rritur me 20.4% krahasuar me nëntorin 2021.

Duke përjashtuar produktet e karburanteve, eksportet arritën në 3.19 miliardë euro, duke u rritur me 14.1%, çka konfirmon rëndësinë e jashtëzakonshme që luajnë eksportet e produkteve të naftës dhe karburanteve me 35.6%.

Me përjashtim të lëndëve të para, eksportet në të gjithë sektorët kryesorë u rritën me dy shifra në 11 muaj.

Rritje e ndjeshme është shënuar edhe në importe në muajin nëntor me 1.62 miliardë euro. Pa përfshirë produktet e naftës, importet e mallrave arritën në 5.18 miliardë euro.

Deficiti tregtar ishte 3.75 miliardë euro në nëntor 2022, me 27.5% më shumë krahasuar me nëntorin 2021.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat