Bota Postuar më 11 Janar 2023, 10:32

Dollari, në nivelin më të ulët në 7 muaj - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të ulët në 7 muaj -

Dollari po shfaqet i qëndrueshëm, gjatë sesionit të sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA për dhjetorin, për të parë nëse është ngadalësuar rritja e çmimeve. Monedha e gjelbër vijon të tregtohet në nivelin më të ulët në 7 muajt e fundit, në raport me euron, në rreth 1.0737.

Dollari ka humbur rreth 11% të vlerës, që kur preku nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit në shtator të vitit të kaluar, pasi investitorët filluan të vlerësonin se Rezerva Federale do të ngadalësojë rritjen e interesave.

Ndërkohë, shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell nuk tha ndonjë detaj mbi politikat monetare në të ardhmen, gjatë një fjalimi që mbajti në Stockholm, por shtoi se politikat monetare do të varen nga të dhënat mbi inflacionin. Njëkohësisht, rihapja e Kinës për herë të parë në tre vitet e fundit ka shtuar oreksin për asete me risk, duke bërë që investitorët të largohen nga asetet e sigurta, ku bën pjesë edhe dollari amerikan.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 11 Janar

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të lehtë në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 108.3 lekë dhe është shitur me 109.7 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat