“Risk i lartë nga ndryshimet klimatike” - FMN: Preken prodhimet bujqësore dhe shërbimet, të jetë prioritet për qeverinë

Ndryshimet klimatike rrezikojnë popullsinë dhe ekonominë shqiptare, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në një dokument politikash, të publikuar në fund të vitit që sapo lamë pas FMN vlerëson se fatkeqësitë e lidhura me ndryshimet klimatike bëjnë që popullsia dhe industritë të humbasin aksesin në shërbime, duke përfshirë energjinë elektrike, ujin e pijshëm dhe objektet e kujdesit shëndetësor dhe arsimor.
Po ashtu, rritja e temperaturave dhe ndryshimi i reshjeve pritet të ketë ndikim negativ në sektorin e bujqësisë, i cili përfaqëson rreth 20 për qind të ekonomisë. “Temperaturat ekstreme përbëjnë një kërcënim për prodhimin bujqësor dhe reshjet e shumta rrisin rrezikun e humbjes së të korrave”, - vlerësohet në dokument.
Po ashtu, theksohet se Shqipëria goditet nga afërsisht një fatkeqësi në vit, teksa çdo fatkeqësi natyrore shkakton dëme prej rreth 1.3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek rreth 5 000 për 100 000 banorë.
Nisur nga kjo situatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përgatitur një listë të gjatë masash që duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare, teksa pjesa më e madhe e tyre konsiderohen me prioritet shumë të lartë. Rritja e efikasitetit të përdorimit të ujit, diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë dhe nxitja e eficiencës së energjisë janë 3 prej tyre.
Ndërkohë që, sa i takon sektorit të bujqësisë, me priortiet shum ëtë lartë shihet promovimi i bujqësisë dhe peshkimit të qëndrueshëm, si dhe përmirësimi i sistemeve të ujitjes dhe kullimit.
Ola Mitre / SCAN

Shqiptarët ushqehen me borxhe - Mishi, produkt “luksi” në këtë fillim viti!
Ky fillim viti ka nisur përsëri me përgjysmim të konsumit. Qytetarët shqiptarë po shpenzojnë më pak dhe kryesisht për produkte bazike të shportës. Dhe......

Zbardhet çmimi i energjisë për bizneset - Të lidhurit në tensionin 35 KV, mund ta blejnë me 24 euro/kWh. Çmimet në bursa, më ulët
Bizneset e lidhur në tensionin 35 KV, që kanë dalë në treg të lirë energjie në vitin 2019 do të mund të blejnë energjinë me 24 euro/kWh, nga Furnizuesi i......

Prioritetet dhe investimet e shëndetësisë në 2023 - Autonomia spitalore dhe fuqizimi i programeve të shëndetit publik
Vitin 2022 ministria e shëndetësisë e konsideron një arritje përsa i përket investimeve në sektorin shëndetësor. Gjatë konferencës për media për arritjet e......

Ari tregtohet pranë nivelit më të lartë në 8 muaj dhe analistët presin që rritja e tij të vazhdojë!
Ari u tregtua pranë nivelit maksimal 8-mujor të martën, ndërsa fillimi i fortë i metalit të çmuar në vitin 2023 vazhdoi, i nxitur nga yield-et më të ulëta dhe......

Si bankat amerikane po përgatiten për tkurrje të fitimeve dhe recesion!
Gjigantët bankarë amerikanë parashikohet të raportojnë fitime më të ulëta të tremujorit të katërt këtë javë pasi huadhënësit po grumbullojnë fondet e ‘ditëve......

Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor – Numbeo publikon indeksin e kostos së jetesës për vitin 2023
Numbeo e cila është databaza më e madhe e kostos së jetesës në botë ka publikuar raportin e vitit 2023 mbi koston e jetesës ku ndër to renditet edhe vendi......

Si mund të shitet vaji i ullirit në mbiprodhim? - Eksperti, Imami: Ministria të ndërgjegjësojë konsumatorët dhe të mbështesë fermerët
Rritja e ndjeshme e prodhimit të vajit të ullirit këtë sezon i ka vendosur fermerët përballë sfidës së gjetjes së rrugëve të reja për ta shitur atë, në mënyrë......

Rikthehen klasat sportive? Qeveria financim 2.5 milionë dollarë - Nis nëpër shkolla projekti i Komitetit Olimpik Kombëtar dhe Federatës së Futbollit
Duket se në shkollat shqiptare po kthehet sporti, i cili mungon prej dekadash, përmes një projekti të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, për të cilin Qeveria......