Shqipëria Postuar më 10 Janar 2023, 12:59

Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor – Numbeo publikon indeksin e kostos së jetesës për vitin 2023

Nga SCAN TV
Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Ballkanin

Numbeo e cila është databaza më e madhe e kostos së jetesës në botë ka publikuar raportin e vitit 2023 mbi koston e jetesës ku ndër to renditet edhe vendi jonë.

Raporti përfshin indeksin e kostos së jetesës, indeksin e qirasë, kostoja e jetesës plus indeksi i qirasë, indeksi i artikujve ushqimorë, indeksi i çmimeve të restorantit si dhe indeksi vendor i fuqisë blerëse.

Referuar të dhënave të publikuar Tirana renditet në vend të 194 nga 238 qytete dhe kryeqytete evropiane. Përsa i përket kryeqyteteve të Ballkanit Perëndimor renditja është si më poshtë ku shihet se Tirana është kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në rajon.

186         Beograd, Serbi

194         Tiranë, Shqipëri

206         Sarajeva, Bosnja dhe Hercegovina

211         Podgorica, Mali i Zi

221         Shkup, Maqedoni e Veriut

234         Prishtinë, Kosovë

Në krye të listës për vitin 2023 është Bazel, i ndjekur nga Cyrihu, Lozana, Zug dhe Berna, të gjitha në Zvicër. Qytetet norvegjeze Oslo, Stavanger, Bergen, Trondheim dhe Tromsø në Norvegji plotësuan 10 vendet më të shtrenjta.

Në fund të listës është Ukraina me qytete si Kharkiv, Lviv, Odessa, Dnipro dhe Kyiv i cili renditet një vend më sipër se Prishtina.

N.Xh / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat