Nga 2024 në Milano do udhëtohet vetëm me 30 km/h - Kufiri i ri i shpejtësisë për të reduktuar aksidentet dhe numrin e viktimave

Në Milano, duke filluar nga viti 2024, automjetet do të udhëtojnë me një kufi shpejtësie prej 30 kilometrash në orë në të gjithë qytetin dhe jo vetëm në disa zona të caktuara siç ndodh sot. Vendimi është marrë nga këshilli bashkiak, duke i kërkuar kryebashkiakut Beppe Sala që të shpallë Milanon “Qyteti 30”. Nw kwtw mwnyrw do tw vendoset një kufi shpejtësie deri në 30 km/h duke filluar nga 1 janari 2024. Ky konsiderohet një revolucion i mirëfilltë për sa i përket lëvisjes në një qytet të madh metropolitan.
Aktualisht, në Itali vetëm Bologna ka nisur procesin për t’u bërë “Qyteti 30”. Për këtë projekt është krijuar një buxhet përkatës. Vendosja e kufirit të shpejtësisë në 30 kilometra në orë në qytet mund të reduktojë aksidentet rrugore dhe të shkaktojë më pak viktima në rrugët e qytetit. Sipas shpjegimve të bëra në propozimin e miratuar nga këshilli bashkiak, thuhet se përplasja mes një automjeti që lëviz me 50 kilometra në orë dhe një kalimtari apo ciklisti është pothuajse gjithjnë fatal për këta dy të fundit. Ndërsa përplasja me një mjet që lëviz me 30 km/h nuk është pothuajse asnjëherë vdekjeprurës dhe garanton pasoja më pak të rënda.
Sipas të dhënave zyrtare në qytete, ndodhin më shumë se 70% e aksidenteve në Itali dhe arsyeja kryesore është pikërisht shpejtësia e madhe. Këto aksidente shkaktojnë 43.9% të viktimave dhe 69.7% të të plagosurve.
Në Europë, Parisi dhe Brukseli kanë vendosur një kufi shpejtësie prej 30 kilometrash në orë në zonat urbane, i pari në 1 gusht 2021 dhe i dyti nga janari 2021.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gatimi me gaz, i dëmshëm si duhanpirja pasive - Gazi në kuzhinë shkakton ndotje nga dioksidi i karbonit
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, është një shprehje që i qëndron kohës. Por pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm të rreziqeve me të cilat përballemi për......

Liderët europianë, të rinj dhe pa eksperiencë - Mungesa e më të vjetërve, problem në situata krize
Kancelari gjerman Olaf Scholz është më i vjetri midis liderëve europianë, në moshën 64-vjeçare, ai ka qenë politikan i zgjedhur që nga vitet 1990. Antonio......

Lulëzon turizmi sportiv në Arabinë Saudite - Një sektor me vlerë deri në 2 miliardë euro
Muajt e kaluar të apasionuarit pas sportit rezervuan në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas parashikimeve të analistëve ky lloj turizmi do të vazhdojë të sjellë......

Mbyllet “Noma”, restoranti më i mirë në botë - Shefi shqiptar, Rexhepi: Kostot e këtij modeli janë të papërballueshme
“Noma” më shumë se një restorant është ikonë i kuzhinës: pesë herë numri një në botë, tre yje Michelin, në gjendje që nga 2003-shi e deri tani të rishkruajë......

Eurocontrol lowers Albanian airport fees; high interest will be applied for late payments
The air traffic management organization, Eurocontrol, decided that the tariffs for the year 2023 at the airports of Tirana and Kukës will be......

Qeveria financon me 70 milion lekë FSHF-në / Fondi shkon për mbështetjen e ekipit kombëtar të futbollit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit ka......

DPSHTRR: Cilat mjete lejohen të importohen/regjistrohen në vendin tonë?
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare DPSHTRR ka njoftuar qytetarët për mjetet që lejohet të importohen/regjistrohen në vendin tonë. Nëse mjeti......

Si firmat europiane po ndihmojnë Azinë Juglindore t'i kthejë mbeturinat në energji!
Azia Juglindore dëshiron të krijojë më shumë objekte për energjinë e mbeturinave, dhe kompanitë europiane janë të etura për të aneksuar tregun. Megjithatë, ka......