Bota Postuar më 10 Janar 2023, 12:14

Lulëzon turizmi sportiv në Arabinë Saudite - Një sektor me vlerë deri në 2 miliardë euro

Nga SCAN TV
Lulëzon turizmi sportiv në Arabinë Saudite - Një sektor me

Muajt e kaluar të apasionuarit pas sportit rezervuan në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas parashikimeve të analistëve ky lloj turizmi do të vazhdojë të sjellë miliona euro për ekonominë e hotelerisë dhe eventeve vendore. Përvec organizimit të DP World Championship të golfit dhe Dubai 7s të regbisë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar një fluks të madh turistësh gjatë botërorit të futbollit në Katar. Të dhënat e fundit të Këshillit të Sporteve të Dubait tregojnë se sektori sportiv ka mbledhur më shumë se 2 miliardë euro, thënë ndryshe 2.3% të PBB-së vjetore.

“DP World Tour Championship” në Jumeirah Golf Estates është një nga turnetë më të pasura në botë. 50 lojtarët më të mirë në botë sfidohen me njëri tjetrin për të marrë vendin e parë si lojtari më i mirë. Cmimet e edicionit të fundit arritën një rekord prej 9 milion eurosh.

Në edicionin e fundit morën pjesë rreth 65 mijë spektatorë, 18 mijë prej të cilëve erdhën nga jashtë vendit. Sipas një studimi të fundit ekonomia e sportit në Dubai ka një vlerë prej më shumë se 2 miliardë eurosh. Dhe 1/6 e kësaj shifre vjen vetëm nga golfi, pra bëhet fjalë për një industri prej 350 milion eurosh.

Sipas Organizatës Botërore të Tregtisë, Lindja e Mesme po ktheht në destinacionin turistik sportiv me rritjen më të shpejtë në planet, me një treg që vlerësohet deri në 550 miliard euro. Një udhëtar në Dubai shpenzon mesatarisht rreth 4500 euro për qëndrimin në hotel, transportin, blerjet dhe eksplorimin e qytetit.

Dubai pret miliona turistë falë strukturave të tij hoteliere me pesë yje. Në sektorin e turizmit sportiv janë krijuar 100 mijë vende pune që përfaqësojnë 4% të totalit të të punësuarve në Dubai. Me më shumë se 400 evente sportive garuese në vit, nga të cilët 100 ndërkombëtarë, Emiratet e Bashkuara Arabe janë aktualisht në qendër të turizmit sportiv global.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat