Europa Postuar më 10 Janar 2023, 12:16

Liderët europianë, të rinj dhe pa eksperiencë - Mungesa e më të vjetërve, problem në situata krize

Nga SCAN TV
Liderët europianë, të rinj dhe pa eksperiencë - Mungesa e

Kancelari gjerman Olaf Scholz është më i vjetri midis liderëve europianë, në moshën 64-vjeçare, ai ka qenë politikan i zgjedhur që nga vitet 1990. Antonio Costa i Portugalisë dhe Klaus Iohannis i Rumanisë janë të vetmit liderë të tjerë që kanë shuar të paktën 60 qirinj në tortat e tyre të ditëlindjes.

Nëntë nga 27 udhëheqësit e BE-së janë ndërkohë në të dyzetat. Njëra, Sanna Marin e Finlandës, ende nuk e ka arritur atë moshë. Sipas një raporti të Bloomberg, mosha mesatare e liderëve globalë është rritur që nga vitet 1950, por krerët e qeverive europiane e kanë kundërshtuar këtë prirje dhe janë bërë më të rinj që nga fillimi i viteve 1980, kur mosha mesatare ishte 67 vjeç. Sot, mosha mesatare është vetëm 53 vjeç.

Në të gjithë kontinentin, kryeministrat dhe presidentët jo vetëm që po bëhen më të rinj, por ata priren të kenë më pak përvojë në politikën legjislative ose formale përpara se të marrin postin e lartë. Ata janë gjithashtu më pak të varur nga partitë kryesore dhe  kanë mbështetur tranzicionin e politikës në televizion dhe media sociale.

Presidenti francez Emmanuel Macron hyri në politikën formale vetëm pesë vjet përpara se të bëhej president në vitin 2017 në moshën 39-vjeçare, duke e bërë atë udhëheqësin më të ri të Francës që nga koha e Napoleonit.

Rishi Sunak, tre vjet më i ri i tij, kaloi vetëm shtatë vjet në Dhomën e Komunave përpara se të bëhej kryeministër britanik tetorin e kaluar. Italia kishte kryeministrin e saj më të ri ndonjëherë në 2014-ën, Irlanda në 2017-ën dhe Ukraina në 2019-ën. Në vitin 2017, Sebastian Kurz u bë kancelari austriak në moshën vetëm 31 vjeç, duke vendosur rekordin si kreu më i ri i qeverisë në botë.

Duke krahasuar prejardhjen e kryeministrave evropianë midis 1945 dhe 2019, ata zbuluan se rreth gjysma e atyre që hynë në detyrë midis 2000 dhe 2019 kishin shërbyer më pak se gjashtë vjet si deputetë

Televizioni dhe mediat sociale u kanë dhënë një platformë dhe fuqi më të madhe politikanëve individualë. Këto mediume priren të fokusohen në personalitetin e politikanëve individualë. Akademikët gjithashtu mendojnë se politikanët më të rinj janë më kozmopolitanë dhe më pranues të projektit të Bashkimit Europian, dhe shumë më pak të ngjarë të devijojnë në rrugën e populizmit nacionalist.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat