Rikthehen klasat sportive? Qeveria financim 2.5 milionë dollarë - Nis nëpër shkolla projekti i Komitetit Olimpik Kombëtar dhe Federatës së Futbollit

Duket se në shkollat shqiptare po kthehet sporti, i cili mungon prej dekadash, përmes një projekti të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, për të cilin Qeveria ka akorduar një fond prej rreth 2.5 milionë dollarësh. Fondi është miratuar nga Qeveria më 27 dhjetor të vitit që sapo lamë pas dhe parashikon Financimin, në masën 250 milionë lekë, të projektit “Ekipet sportive në shkolla”, në kuadër të lëvizjes olimpike shqiptare të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
KOKSH-i, sipas vendimit, duhet që brenda muajit janar 2023, të paraqesë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit projektin e detajuar dhe të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e tij, duke identifikuar të gjitha aktivitetet/produktet dhe infrastrukturën e parashikuar në projekt, kohëzgjatjen e zbatimit të projektit, federatat dhe organizmat e tjerë përfitues nga projekti. Projekti duhet të jetë i kostuar me të gjithë produktet/zërat analitikë të shpenzimeve, në përputhje me klasifikimin ekonomik buxhetor të tyre.
Më tej KOKSH-i duhet të raportojë periodikisht mbi bazë katërmujore në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, për ecurinë e aktiviteteve/produkteve dhe realizimin financiar të projektit. Brenda muajit janar 2023 të depozitohet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit raporti vjetor i veprimtarisë së projektit “Ekipet sportive 2022”, përfshirë raportimin financiar.
Vendimi përcakton gjithashtu se Ministria e Arsimit dhe Sportit cakton një grup pune për mbikëqyrjen e realizimit të mbështetjes financiare të ekipit kombëtar të futbollit, ndërkohë që ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe Federatën Shqiptare e Futbollit për zbatimin e tij.
Lorenc Rabeta/ SCAN

Gjysma e bashkive të Shqipërisë, të falimentuara - Ekspertët analizojnë pushtetin lokal në këtë vit zgjedhor
Gjysma e bashkive të shqipërisë janë të falimentuara. Mandati i qeverisjes lokale po mbyllet pa premtime të mbajtura. Ka qenë ky apeli publik i z. Agron......

Gjeografia tregtare e një marketi lagjeje në Tiranë! - Nga vijnë fruta-perimet që i bëjnë konkurrencë produkteve “Made in Albania”
Në një market lagjeje, sado i vogël të jetë ai, konsumatorët përballen me produkte që nuk janë vendase dhe që qendrojnë përkrah prodhimeve “Made in......

“Shfryhen” bonot e thesarit, thirrja e Ramës nuk jep efekt - Që nga mesi i nëntorit ranë normat e interesit, ashtu si dhe vëmendja e bankave dhe qytetarëve
Ftesa e Kryeministrit Edi Rama në mes të nëntorit të vitit që sapo lamë pas për të investuar në letra me vlerë të qeverisë duket se nuk ka dhënë efektin e......

Ndikimi i Kinës në një produkt kyç rus të naftës i cili tani po tregtohet shumë më poshtë kufirit të çmimit të BE-së!
Ndërkohë që ka shumë zhurmë rreth botës së kriptove dhe FTX, sot vëmendja sipas ekspertëve duhet drejtuar tek nafta ruse. Mos harroni, përpara se Vladimir......

Nga 2024 në Milano do udhëtohet vetëm me 30 km/h - Kufiri i ri i shpejtësisë për të reduktuar aksidentet dhe numrin e viktimave
Në Milano, duke filluar nga viti 2024, automjetet do të udhëtojnë me një kufi shpejtësie prej 30 kilometrash në orë në të gjithë qytetin dhe jo vetëm në disa......

Gatimi me gaz, i dëmshëm si duhanpirja pasive - Gazi në kuzhinë shkakton ndotje nga dioksidi i karbonit
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, është një shprehje që i qëndron kohës. Por pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm të rreziqeve me të cilat përballemi për......

Liderët europianë, të rinj dhe pa eksperiencë - Mungesa e më të vjetërve, problem në situata krize
Kancelari gjerman Olaf Scholz është më i vjetri midis liderëve europianë, në moshën 64-vjeçare, ai ka qenë politikan i zgjedhur që nga vitet 1990. Antonio......

Lulëzon turizmi sportiv në Arabinë Saudite - Një sektor me vlerë deri në 2 miliardë euro
Muajt e kaluar të apasionuarit pas sportit rezervuan në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas parashikimeve të analistëve ky lloj turizmi do të vazhdojë të sjellë......