“Shfryhen” bonot e thesarit, thirrja e Ramës nuk jep efekt - Që nga mesi i nëntorit ranë normat e interesit, ashtu si dhe vëmendja e bankave dhe qytetarëve

Ftesa e Kryeministrit Edi Rama në mes të nëntorit të vitit që sapo lamë pas për të investuar në letra me vlerë të qeverisë duket se nuk ka dhënë efektin e pritur. Në ankandet e dhjetorit, ashtu se dhe ato të fillimit të këtij viti, ka pasur interes të ulët për investim në bono thesari, në një kohë që normat e interesit kanë treguar një trend rënës. Ftesa e Ramës drejtuar qytetarëve për të blerë bono thesari u bë në një moment kur norma e interesit për këtë lloj instrumenti me maturim 12 mujor ishte rreth 5.7%.
Pritshmëritë ishin që fitimi i tyre do shtohej edhe më tej në pritje të reflektimit të rritjes së normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë. Ftesa u shoqërua me veprime konkrete nga ana e Bankës së Shqipërisë, e cila jo vetëm riktheu sportelin e dikurshëm që u mundëson qyetatarëve veprime me letrat me vlerë, por hapi edhe sportele në 5 qytete të tjera, Elbasan, Gjirokastër, Korccë, Lushnje dhe Shkodër.
Veprime që gjithsesi nuk u materalizuan në rritje të volumit të investimeve në Bono Thesari nga ana e qytetarëve. Norma e interesit të bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor arritën kulmin në ankandin e 15 nëntorit të vitit të shkuar, për të shënuar rënie në ankandet e radhës.
Ato ranë në 5.8% në ankandin pasues të zhvilluar më 25 nëntor, ndërkohë që në ankandin e fundit për vitin 2022, të zhvilluar më 27 dhjetor, ato u shitën me normë mesatare prej 5.47%. trendi rënës vijoi edhe në ankandin e parë për këtë vit, të zhvilluar më 4 janar në vlerën 5.34%.
Për tu nënvizuar është gjithashtu është se në asnjë prej ankandeve të fundvitit Qeveria nuk ka arritur të grumbullojë gjithë vlerën e kërkuar. Në ankandin e fundit të nëntorit ka emetuar një shumë prej rreth 170 milionë dollarësh, por ka arritur të shesë vetëm rreth 110 milionë dollarë.
Në ankandin e fundit të dhjetorit shumë e kërkuar ka qenë afërsisht 160 milionë dollarë, por prej saj është pranuar nga investitorët rreth 100 milionë dollarë. Diferenca ka qenë disi më e vogël në ankandin e parë të janarit, kur shuma e kërkuar nga qeveria ka qenë afërisht 160 milionë dollarë, dhe prej saj janë blerë rreth 130 milionë dollarë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Ndikimi i Kinës në një produkt kyç rus të naftës i cili tani po tregtohet shumë më poshtë kufirit të çmimit të BE-së!
Ndërkohë që ka shumë zhurmë rreth botës së kriptove dhe FTX, sot vëmendja sipas ekspertëve duhet drejtuar tek nafta ruse. Mos harroni, përpara se Vladimir......

Nga 2024 në Milano do udhëtohet vetëm me 30 km/h - Kufiri i ri i shpejtësisë për të reduktuar aksidentet dhe numrin e viktimave
Në Milano, duke filluar nga viti 2024, automjetet do të udhëtojnë me një kufi shpejtësie prej 30 kilometrash në orë në të gjithë qytetin dhe jo vetëm në disa......

Gatimi me gaz, i dëmshëm si duhanpirja pasive - Gazi në kuzhinë shkakton ndotje nga dioksidi i karbonit
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, është një shprehje që i qëndron kohës. Por pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm të rreziqeve me të cilat përballemi për......

Liderët europianë, të rinj dhe pa eksperiencë - Mungesa e më të vjetërve, problem në situata krize
Kancelari gjerman Olaf Scholz është më i vjetri midis liderëve europianë, në moshën 64-vjeçare, ai ka qenë politikan i zgjedhur që nga vitet 1990. Antonio......

Lulëzon turizmi sportiv në Arabinë Saudite - Një sektor me vlerë deri në 2 miliardë euro
Muajt e kaluar të apasionuarit pas sportit rezervuan në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas parashikimeve të analistëve ky lloj turizmi do të vazhdojë të sjellë......

Mbyllet “Noma”, restoranti më i mirë në botë - Shefi shqiptar, Rexhepi: Kostot e këtij modeli janë të papërballueshme
“Noma” më shumë se një restorant është ikonë i kuzhinës: pesë herë numri një në botë, tre yje Michelin, në gjendje që nga 2003-shi e deri tani të rishkruajë......

Eurocontrol lowers Albanian airport fees; high interest will be applied for late payments
The air traffic management organization, Eurocontrol, decided that the tariffs for the year 2023 at the airports of Tirana and Kukës will be......

Qeveria financon me 70 milion lekë FSHF-në / Fondi shkon për mbështetjen e ekipit kombëtar të futbollit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit ka......