Shqipëria Postuar më 10 Janar 2023, 12:51

Si mund të shitet vaji i ullirit në mbiprodhim? - Eksperti, Imami: Ministria të ndërgjegjësojë konsumatorët dhe të mbështesë fermerët

Nga SCAN TV
Si mund të shitet vaji i ullirit në mbiprodhim? - Eksperti, Imami:

Rritja e ndjeshme e prodhimit të vajit të ullirit këtë sezon i ka vendosur fermerët përballë sfidës së gjetjes së rrugëve të reja për ta shitur atë, në mënyrë që të mos u mbetet stok.

Në një intervistë për SCAN TV, ekonomisti agrar Drini Imami sqaron mënyrat se si mund të shitet ky prodhim. Sipas tij, konsumatorët duhet të përfitojnë nga shansi i dhënë,֝ për të blerë vaj ulliri me çmim shumë të lirë, ndërkohë që vaji vegjetal po tregohet ende me çmime të kripura.

Nga ana tjetër Imami thekson se Ministria e Bujqësisë duhet të marrë situatën në dorë për të garantuar certefikimin e produktit dhe kontrollin e standardeve.

Për shkak të prodhimit të lartë, vaji i ullirit po tregtohet me një çmim mesatar 500-600 lekë për litër, ndërkohë që vaji vegjetal arrin deri në 400 lekë litri.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat