Nafta, në rënie modeste - Rezervat në SHBA rriten me 14.9 milionë fuçi, javën e kaluar

Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e industrisë në SHBA treguan një rritje surprizë të rezervave gjatë javës së kaluar, që kanë rikthyer shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës. Megjithatë, tregjet po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi. Referuar të dhënave jozyrtare të Institutit Amerikan të Naftës, rezervat e naftës në SHBA u rritën me 14.9 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 6 janar, ndërsa karburantet e distiluara u rritën me 1.1 milionë fuçi. Analistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rënie të rezervave të naftës bruto me 2.2 milionë fuçi.
Tregu i naftës është gjendur nën presion në ditët e para të këtij viti, për shkak të rritjes së pritshmërive se Rezerva Federale do të vijojë me politikën monetare agresive. Por, humbjet janë kufizuar nga shpresat se kërkesa do të rritet ndjeshëm në Kinë, për shkak të heqjes së masave kufizuese për herë të parë në 3 vitet e fundit.
SCAN
Sondazh

Dollari, në nivelin më të ulët në 7 muaj - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Dollari po shfaqet i qëndrueshëm, gjatë sesionit të sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA për dhjetorin, për të parë nëse është......

Si varion mosha e pensionit në Europë? - Vendet me moshat më të ulëta dhe më të larta
Qeveria franceze zbuloi reformën e saj të pensioneve të martën, duke rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 deri në vitin 2030. Kryeministrja Elisabeth......

Pasaportat më të fuqishme të vitit 2023 – Në çfarë vendi renditet Shqipëria?
Firma këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin global me qendër në Londër, Henley & Partners ka publikuar raportin e ri për pasaportat më të fuqishme në......

Kompanitë e duhanit duhet të paguajnë për pastrimin e bishtave të cigareve!
Rreth një e pesta e spanjollëve të rritur pinë duhan. Bishtat e cigareve që përfundojnë në tokë ndotin mjedisin. Prandaj qeveria spanjolle do t'i detyrojë......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të lehtë në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 108.3 lekë dhe është shitur me 109.7 lekë......

Albanians live off debt - Meat is considered a "luxury" item at the start of this year!
Consumption was at its lowest point at the start of this year. Albanian citizens are spending less and mainly on basic basket products. He said that,......

“Risk i lartë nga ndryshimet klimatike” - FMN: Preken prodhimet bujqësore dhe shërbimet, të jetë prioritet për qeverinë
Ndryshimet klimatike rrezikojnë popullsinë dhe ekonominë shqiptare, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në një dokument politikash, të publikuar në fund të......

Shqiptarët ushqehen me borxhe - Mishi, produkt “luksi” në këtë fillim viti!
Ky fillim viti ka nisur përsëri me përgjysmim të konsumit. Qytetarët shqiptarë po shpenzojnë më pak dhe kryesisht për produkte bazike të shportës. Dhe......