Shteti ku qepa kushton 3 herë më shtrenjtë se pula! - Shkak, moti i keq dhe kontrabanda

Qepët e thata kushtojnë pothuajse tre herë më shumë se pula në Filipine. Qepët e kuqe dhe të bardha shiteshin deri në 600 pesos, ose 10.5 euro për kilogram të hënën, krahasuar me 220 pesos (3.7 euro) për kilogram për pulën, sipas Departamentit të Bujqësisë të vendit.
Zyrtarët thonë se vendi tani ka "çmimet më të shtrenjta të qepëve në botë", ndërsa filipinasit kanë hyrë në mediat sociale për të protestuar ndaj çmimeve të tepruara. Qepa është një përbërës kryesor në kuzhinën filipinase dhe konsumohet në sasi të mëdha.
Rritja e çmimeve vjen pasi një valë tajfunesh të mëdhenj goditi vendin vitin e kaluar, duke dëmtuar prodhimin me vlerë dhjetëra miliarda pesos. Vendi i Azisë Juglindore është përballur me një rritje të mprehtë të inflacionit në muajt e fundit, me çmimet e konsumit që u rritën me 8.1 për qind në dhjetor, niveli më i lartë i 14 viteve, sipas Autoritetit të Statistikave të Filipineve.
Çmimet rekord kanë nxitur një sërë hetimesh zyrtare, duke përfshirë Parlamentin dhe Avokatin e Popullit, i cili tha se po shqyrton manipulimin e çmimeve. Madje qepa është bërë një mall aq i kërkuar sa futet kontrabandë në vend.
Zyrtarët doganorë sekuestruan qepë të bardha në vlerë 300,000 euro të fshehura në një ngarkesë me konfeksione më 23 dhjetor. Ndërkohë, dy ditë më parë dogana ka sekuestruar edhe qepë të kuqe nga Kina me vlerë 350 mijë euro, që janë gjetur të fshehura në kuti ëmbëlsirash.
Dorian Koça / SCAN
Sondazh

Banka Botërore ul parashikimet e saj të rritjes për vitin 2023: Globi është 'rrezikshëm afër' recesionit!
Banka Botërore uli parashikimet e saj të rritjes globale nga parashikimet që bëri në mesin e vitit 2022 për shkak të asaj që ajo e sheh si përkeqësim të gjerë......

Pse ky vend europian po përballet me ‘ditën e llogarisë’ për çmimet e banesave?!
Çmimet e pronave të Suedisë po përballen me një rënie serioze pasi ish-guvernatori i bankës qendrore të vendit paralajmëroi për nivele të larta të borxhit të......

Çfarë ka ndodhur me shpenzimet globale të lojërave celulare gjatë vitit 2022?!
Shpenzimet për lojërat celulare ranë vitin e kaluar pasi konsumatorët u bënë më të kursyer me vendimet e tyre të blerjeve në përgjigje të inflacionit në......

OKB jep lajmin e mirë: Shtresa e ozonit do të ‘shërohet’ brenda disa dekadave!
Sipas një vlerësimi të ri të OKB-së, shtresa e ozonit është në rrugën e duhur për t'u rikuperuar brenda katër dekadave. Emetimet njerëzore të disa kimikateve......

Nafta, në rënie modeste - Rezervat në SHBA rriten me 14.9 milionë fuçi, javën e kaluar
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e industrisë në SHBA treguan një rritje surprizë të rezervave gjatë javës së kaluar, që......

Dollari, në nivelin më të ulët në 7 muaj - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Dollari po shfaqet i qëndrueshëm, gjatë sesionit të sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA për dhjetorin, për të parë nëse është......

Si varion mosha e pensionit në Europë? - Vendet me moshat më të ulëta dhe më të larta
Qeveria franceze zbuloi reformën e saj të pensioneve të martën, duke rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 deri në vitin 2030. Kryeministrja Elisabeth......

Pasaportat më të fuqishme të vitit 2023 – Në çfarë vendi renditet Shqipëria?
Firma këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin global me qendër në Londër, Henley & Partners ka publikuar raportin e ri për pasaportat më të fuqishme në......